Barcelona fiton ndaj Deportivo La Coruna duke e mposhtur 4-0 në “Camp Nou”.
Rafinha ishte autor i dy golave të parë, ndërsa Suarez trefishoi rezultatin që në pjesën e parë. Me nisjen e pjesës së dytë, Luis Enrique vendosi të aktivizojë edhe Lionel Messin, të cilit i mjaftuan vetëm 3 minuta nga aktivizimi për të gjetur golin në minutën e 58 të ndeshjes, duke e vulosur rezultatin në 4-0.
Me këtë këtë fitore Barcelona është vetëm një pikë larg Sevilla-s së vendit të parë, e cila fitoi më herët të shtunën 2-3 në transfertë ndaj Leganes.