Një automjet i drejtuar nga një femër doli nga rruga dhe përfundoi në ujërat e liqenit të Vaut të Dejës në rajonin e Shkodrës. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka viktima, ndërsa drejtuesja e mjetit ka pësuar lëndime të vogla.
Drejtuesja e automjetit ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës ku merr ndihmë mjekësore. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.