Roma ka thyer Napolin me rezultatin 1-3 në “San Paolo” në kryendeshjen e javës së 8 në Serie A.
Edin Dzeku ishte autori i dy golat e parë për verdhekuqtë ndaj Napolit të Elseid Hysaj.
Vendasit arritën të reagojnë dhe vetëm 4 minuta më vonë, mbrojtësi Koulibaly shkurtoi diferencën.
Vendasit e rritën ndjeshëm presionin në kërkim të golit të barazimit, por Salah vulosi fitoren e Romës në minutën e 86 ku shënoi edhe golin e tretë për ekipin e tij.
Pas këtij takimi, Roma ngjitet në vendin e dytë me 16 pikë, dy më pak se Juventusi i vendit të parë dhe 2 më shumë se Napoli i vendit të tretë.
https://youtu.be/j61egRbDzkA