Banda e Laert Haxhisë, lihen në burg 11 të arrestuarit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Banda e Laert Haxhisë, lihen në burg 11 të arrestuarit –

13:51 | 01/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj anëtareve te bandës se Laert Haxhiut në Gjykatën e Elbasanit.

Të arrestuarit gjatë operacionit “Never Forget” janë lënë në burg.

Disa ditë më parë, në operacionin i cili zgjati rreth 12 orë policia mundi të shkatërrojë një grup vrasësish me pagesë të cilët në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe jashtë vendit kishin kryer krime dhe kishin mundur të mbeteshin anonim për policinë.

Në pranga gjatë megaoperacionit “Never Forget” ranë Artan Tafani, Erisiana Abedini, Lulzim Spahia, Ligor Romaçka, Bujar Abedini, Bledar Berberi, Mariglen Topuzi, Enriko Xhahysa, Klea Xhafa, Idriz Manaj, Fatjon Haxhiu, ndërsa në kërkim janë shpallur Lorenc Lala, Firdeus Berberi dhe Kristi Bizheku.

Arrestimi i 39-vjeçarit Artan Tafani për grabitjen e një exchange në Tiranë ishte pjesa e fundit që plotësoi puzzlen dhe hodhi dritë mbi të shkuarën e errët.

Pendimi i Artan Tafanit dhe bashkëpunimi me uniformat blu i mundësoi policisë zbardhjen e 18 ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura në harkun e viteve 2018- 2021. Mes tyre 6 vrasje, shkatërrim të pronës me eksploziv, sigurim kushtesh për kryerjen e vrasjeve si edhe vjedhje dhe kërcënim të punonjësve të policisë.

Orkestrimi i këtyre ngjarjeve është kryer nga i shumëkërkuari i drejtësisë Leart Haxhiu i cili megjithëse në kërkim që prej vitit 2017 për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit në Lushnjë ka mundur të kryejë dhjetëra krime në Shqipëri dhe Greqi. Haxhiu kishte rekrutuar 15 persona mes të cilëve dhe të dashurën e tij,  me të cilët kishte kryer 6 vrasje, 5 vënie tritoli, 3 vjedhje, sigurimin e kushteve për 3 vrasje të tjera dhe 1 kanosje.

Nga këta Policia e Shtetit arrestoi 11 persona si dhe shpalli në kërkim 4 të tjerë ndërsa vijojnë tentativat për ekstradimin e Laert Haxhiut i cili është arrestuar në Greqi në maj të këtij viti.

Falë këtij hetimi u zbardh vrasja e Alban Semakut në tetor të vitit 2021 në Peqin. Ish ushtari i Aldo Bares i cili kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu u gjet i pajetë buzë Shkumbinit. Policia zbuloi se pas kësaj vrasje fshihej Artan Tafani i cili veproi për llogari të Laert Haxhiut.

Tafani dhe Haxhiu së bashku me 4 persona të tjerë fshihen dhe pas vrasjes së biznesmenit  Çajup Selimi në qershor të vitit 2021 në Tepelenë, i cili u ekzekutua në derë të shtëpisë me pistoletë.  Ata nuk morën shumë kohë dhe të nesërmen e kësaj vrasje ekzekutuan të riut Fridman Xhaaferraj në Korçë duke i lidhur duart dhe hedhur në një rezervuar. Krimi u zbulua 10 ditë më vonë nga banorët e zonës.

Grupi i Haxhiut u kontraktua për vrasjen e Albi Bashaliut në dhjetor të vitit 2021 për gjakmarrje pasi vëllai 6 muaj më parë kishte vrarë me armë zjarri për një konflikt banal Ylber Xhahysën. Në këtë vrasje e cila ndodhi në Peqin u angazhuan 6 persona. Laert Haxhiu dyshohet si porositës edhe i dy vrasjeve të ndodhura në Greqi konkretisht Vrasja e Lulzim Qorri, e ndodhur në dhjetor 2018, në sheshi “Omonia” Athinë dhe vrasja e  Dikens Halilit, e ndodhur në tetor 2021, në lokalin e tij, në lagjen “Kriso”, Athinë.

Ndërkohë që shteti ishte në këmbë dhe kryente operacione të herëpashershme për arrestimin e Laert Haxhiut ky i fundit së bashku me Artan Tafanin në Lushnjë tentoi të vriste Kujtim Metën si dhe vendosi eksploziv në 3 banesa në Lushnjë si dhe në lokalin e Noizyt në Durrës i cili ishte në pronësi të të atit.

Po ashtu ky grup fshihej pas vjedhjes së 2 mjeteve luksoze në Tiranë dhe në Durrës.

Read more

Do të përballen me ligjin –

Diaspora duhet të jetë partnere reale, jo dekor… –

Në Shqipëri askush nuk është mbi ligjin! –

Shqiptarët do të paguajnë 3 herë për të kaluar në tunelin e Llogarasë –

Të Lidhura

Rama punon të mbajë vetëm Belindën dhe Mirlindën! –

Do të përballen me ligjin –

nga 27
11:28 | 14/04/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër përmes një postimi publik në rrjetet sociale, duke hedhur akuza të...

Diaspora duhet të jetë partnere reale, jo dekor… –

Diaspora duhet të jetë partnere reale, jo dekor… –

nga 27
10:54 | 14/04/2026
0

Komuniteti Shqiptar i Selanikut ka njoftuar se nuk merr pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës Shqiptare. Në një njoftim...

Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar! –

Në Shqipëri askush nuk është mbi ligjin! –

nga 27
10:38 | 14/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar këtë të martë se pandëshkueshmëria sipas tij, ka marrë fund. Nga Samiti i Diasporës, Rama...

Shqiptarët do të paguajnë 3 herë për të kaluar në tunelin e Llogarasë –

Shqiptarët do të paguajnë 3 herë për të kaluar në tunelin e Llogarasë –

nga 27
10:28 | 14/04/2026
0

Qytetarët shqiptarë do të përballen me një pagesë të trefishtë për përdorimin e tunelit të Llogarasë, një vepër e ndërtuar...

Para
Egnatia vs Teuta, ja formacionet zyrtare –

Egnatia vs Teuta, ja formacionet zyrtare -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama punon të mbajë vetëm Belindën dhe Mirlindën! –

Do të përballen me ligjin –

11:28 | 14/04/2026
Diaspora duhet të jetë partnere reale, jo dekor… –

Diaspora duhet të jetë partnere reale, jo dekor… –

10:54 | 14/04/2026
Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar! –

Në Shqipëri askush nuk është mbi ligjin! –

10:38 | 14/04/2026
Shqiptarët do të paguajnë 3 herë për të kaluar në tunelin e Llogarasë –

Shqiptarët do të paguajnë 3 herë për të kaluar në tunelin e Llogarasë –

10:28 | 14/04/2026
Momente paniku për tre të rinj në Devoll, makina del nga rruga dhe përfshihet nga flakët –

10:26 | 14/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Do të përballen me ligjin –
  • Diaspora duhet të jetë partnere reale, jo dekor… –
  • Në Shqipëri askush nuk është mbi ligjin! –
  • Shqiptarët do të paguajnë 3 herë për të kaluar në tunelin e Llogarasë –
  • Momente paniku për tre të rinj në Devoll, makina del nga rruga dhe përfshihet nga flakët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Do të përballen me ligjin –
  • Diaspora duhet të jetë partnere reale, jo dekor… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com