Gjigandi teknologjik Samsung po përballet me një situatë të vështirë, pas vendimit për të hequar nga tregu tërësisht produktin e saj Galaxy Note 7.
Analistët thonë se humbjet mund t’i kushtojnë më shumë se 5 miliardë dollarë kompanisë, ndërkohë që kompania po përpiqet të kuptojë shkakun e vërtetë të defekteve te këtij modeli.
Tërheqja nga tregu e Galaxy Note 7 i ka kushtuar kompanisë Samsung plot 5 miliardë dollarë humbje. Gjigandi teknologjik koreano-jugor lajmëroi këtë javë se do të ndalonte tërësisht prodhimin dhe shitjen e produktit më të ri, pas raportimeve se pajisja merrte flakë.