Shkëlqimi dhe rënia e Ksamilit, turistët nxijnë “Maldivet shqiptare” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkëlqimi dhe rënia e Ksamilit, turistët nxijnë “Maldivet shqiptare”

15:03 | 22/08/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

“Sapo mbërritëm tek hoteli në Ksamil, i prezantuari si menaxher na sqaroi rregullat e hotelit me një ton të ashpër dhe trembës. Mos fusni askënd në dhomë. Mos nxirrni peshqirët jashtë dhome, mos pini cigare në dhomë, qetësi pas mesnate, mos sillni ushqim në dhomë. Në gjithë këto vite udhëtim është hera e parë që has diçka të tillë dhe më dha përshtypjen sikur po hyja në burg.

Pasi dolëm me mikun tim për një shëtitje u kthyen në dhomë për dush dhe një cigare ne ballkon. Na trokitën në derë gati sa nuk e rrëzuan përtokë. Na kapi frika dhe nuk e hapën por në mëngjes na shpjeguan se pas mesnate nuk lejohet drita ndezur dhe as televizori hapur”.

Ky është komenti i Larës, një italiane që pushoi në Ksamil në fund të korrikut dhe qëndroi në një nga hotelet e zonës. I marketuar masivisht si një vend përrallor, Ksamili është bërë epiqendra e turizmit këtë vit por duket se biznesi nuk po arrin të mbajnë ritmin e kësaj kërkese duke lënë përshtypjet më negative.

Read more

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

Ksamili është vendi më i lakuar dhe parapëlqyer i këtij viti ashtu si edhe vendi më i nxirë nga komentet negative të pushuesve të huaj që këtë vit në Shqipëri janë përtej çdo parashikimi optimist.

Renditja e Ksamilit në vetëm një muaj nga rishikimet negative të turistëve ka kaluar nga 3.5 në fillim të sezonit në maj, 2.5 në fund të korrikut dhe aktualisht ka zbritur në 2 në  Tripadvisor, platformë globale për vlerësimin e përvojave turistike, që merret si referencë nga shumë turistë para se të vendosur ku të udhëtojnë, qëndrojnë dhe konsumojnë ushqim (Në këtë platformë 5 është niveli maksimal i vlerësimit dhe 1 është minimali).

Lufta në forume dhe rrjete sociale për këtë destinaicon është e ashpër dhe komentet që mund të gjesh janë më ekstremët e mundshëm. Prizzle, një komentues në Tripadvisor në një forum të gushtit ka pyetur nëse do të ishte më mirë të rrinte në Ksamil dhe Sarandë apo të ndryshonte destinaconin për në Korfuz.

“Fillimisht kërkova shumë në interes dhe lexova ku në fund vendosa për disa ditë në Ksamil dhe Sarandë. Jam një udhëtare e vetme dhe tashmë me ato që po lexoj nuk jam më ë sigurt nëse duhet të shkoj në Shqipëri apo të qëndroj më mirë në Korfuz dhe të bëj aty një rezervim pasi fluturimin e kam nga aty” shprehet ajo.

Përgjigjet e komentuesve të tjerë janë të dyzuara. Candela G. nga Argjentina ka komentuar se aktualisht ndodhej në Ksamil dhe eksperienca e saj ishte ndër më të bukurat. Plazhet sipas saj janë magjepse dhe “më beso kam vizituar edhe Jugun e Francës, Greqinë dhe Puglian” -thotë ajo. Sa i takon çmimeve nuk i sheh si abuzivë.

Në TripAdvisor, përdoruesi nën emrin “muratdJ1435FF” e ka cilësuar këtë si përvojën më të keqe të tij. “Përveç detit të mahnitshëm, çdo gjë tjetër është shumë keq. Mos shpenzoni kohën tuaj të vini këtu. Ata gati sa nuk ju bëjnë të paguani dhe ajrin. Tregtarët janë inatçorë” – shprehet ai në një koment që e shoqëron me një faturë. Aty ai nënvizon se një pjatë patate të skuqura i ka kushtuar 4.5 euro dhe ketchup-i më vete, 2 euro.

Përdoruesi tjetër “Dreamer11667707888”, në një koment të 23 korrikut, e përmbledh komentin e tij nën titullin, “E shtrenjtë, e ndotur dhe plot me mashtrues”.

“Mos u besoni videove në internet. Edhe pse apartamentet janë ‘të lira’, ju do të humbni një shumë të çmendur parash në ‘restorante’ (skara me ushqim të shpejtë me cilësi të ulët në fakt). Pothuajse të gjithë këtu do të përpiqen t’ju mashtrojnë, veçanërisht tregtarët dhe shoferët e taksive (këta të fundit vijnë te njerëzit në stacionin e autobusit, duke u thënë turistëve se autobusi është anuluar në mënyrë që ata të mund të paguajnë 30+ € për udhëtim 15-20 minutash). Plazhet janë të mbipopulluara dhe nëse nuk paguani 25 € për shezlong, do t’ju vizitojnë rojet e sigurisë, megjithëse asnjë plazh nuk është privat. Kontrolloni fotot që kam shtuar dhe krahasojini me ato që janë paraqitur në internet”

Turistë të tjerë propozojnë që pjesa sipër Ksamilit dhe Sarandës është më mirë pasi ke mundësinë që të mos paguash për shezlone dhe të shtrosh peshqirin në pjesë të lira të plazhit. Në Ksamil kjo nuk është e mundur sipas tyre për shkak të dendësisë së shezlonave. Ka nga ata që ankohen që kostoja e një shezloni në plazhet rreth Sarandës është 2000 lekë (18 -19 euro), ndërkohë në Ksamil edhe 40 apo 100 euro. Kjo sipas tyre tejkalon planin e buxhetit edhe të një makine me qira.

Një turist gjerman ka bërë thirrje për sabotim të Shqipërisë. “Mos hajdeni këtu, të shohim sa do rezistojnë pa turistë” shprehet ai lidhur me një forum për Ksamilin.

Shqipëria po përjeton vitin më të mirë historik të turizmit deri më tani. Pjesa më e madhe e të huajve shprehin se kostot e lira janë ato që po i tërheqin tek Shqipëria por teksa një pjesë janë vërtet të befasuar nga çmimet, ka nga ata që shokohen duke pritur që vendi ynë të ishte më i lirë. Beteja në rrjetet sociale dhe forume është e fortë dhe për Shqipërinë dhe sidomos Ksamilin dhe Sarandën që janë kryefjala e këtij sezoni ato do të jenë busulla e orientimit për ata që do të duan të na vizitojnë vitin tjetër.

Ndaj në këtë amulli komentesh ajo që mbetet është reflektimi që duhet të ketë Shqipëria dhe operatorët për të përfituar nga ky moment i mirë dhe për ta kthyer këtë lumë kritikash në masa dhe shërbim më të mirë.

The post Shkëlqimi dhe rënia e Ksamilit, turistët nxijnë “Maldivet shqiptare” appeared first on 27.

Të Lidhura

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

nga 27
09:30 | 06/04/2026
0

Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje kriminale si dhe ka zbardhur dy ngjarje të tjera, të cilat dyshohet se...

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

nga 27
09:26 | 06/04/2026
0

Investimet shqiptare jashtë vendit arritën një rekord të ri historik vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë,...

09:12 | 06/04/2026
0

Investimet shqiptare jashtë vendit arritën një rekord të ri historik vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë,...

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

nga 27
08:28 | 06/04/2026
0

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Lezhës të dielën, rreth orës 23:00, në lagjen Besëlidhja. Sipas Policisë, ngjarja...

Para
VIDEO/ Luizt i vendosin gjobë, e merr me sportivitet –

VIDEO/ Luizt i vendosin gjobë, e merr me sportivitet -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

09:30 | 06/04/2026
Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

09:26 | 06/04/2026
Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

09:12 | 06/04/2026
Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

08:28 | 06/04/2026
E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

08:18 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –
  • Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –
  • Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –
  • Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –
  • E kam të vështirë të them a besoj –
  • E kam të vështirë të them a besoj –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –
  • Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com