Ministria e Arsimit, Lindita Nikolla është përplasur me paraardhësin demokrat, Myqerem Tafaj për situatën e krijuar me pranimet e studentëve në universitete.
Tafaj: Unë mendoj se me këtë situatë të drogës në Shqipëri është detyrë parësore e kësaj qeverie të mbrojë në radhë të parë nxënësit, të rinjtë, por prindërit e kanë humbur këtë besim.
Nikolla: Më vjen mirë që ju dëgjoj profesor, pasi ia dolët të dilnit të pafajshëm në një proces gjyqësor.
Nikolla: Po çfarë cilësie kishe o profesor kur asnjëherë nuk e tregove se cili ishte katofi i Maturës Shtetërore? Po! Po! Ju profesori i nderuar që duhet ta lëviznit atë si ju interesonte politikisht.
Tafaj: Parimi që keni ai i përbaltjes është parimi kryesor. Ju vazhdoni me këtë filozofi.