Ish-kryeministri akuzon qeverinë e majtë se e varrosi Çështjen Çame
Ish-kryeministri Berisha tha sot në Kuvend se qeveria socialiste e ka varrosur Çështjen Çame. Nuk dihet se kujt i referohet, qëndrimeve të Ramës e Bushatit që kanë kërkuar nga pala greke zgjidhjen e kësaj çështjeje, apo deklaratave të Metës në vizitën e fundit në Greqi, i cili ishte më afër qëndrimit grek që Çështja Çame nuk ekziston.
Berisha tha sot: “Qeveria socialiste që erdhi pas nesh, u thotë grekëve që nuk ekziston Çështja Çame. Nuk mund të thuhet se Çështja Çame nuk ekziston, nuk mund të shkelësh mbi gjakun e çamëve“, tha sot në Kuvend Berisha.