Kapet duke vjedhur dyqanin në Rrogozhinë, e pëson 41-vjeçari – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kapet duke vjedhur dyqanin në Rrogozhinë, e pëson 41-vjeçari –

14:53 | 05/08/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Një 41 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Rrogozhinës pasi është kapur duke vjedhur një dyqan veglash në këtë qytet, ndërkohë që pas kontrollit në banesën e tij, e pësojnë edhe vëllai e motra e tij që janë vënë nën hetim.

Koordinimi i veprimeve ndërmjet Policisë së Rrogozhinës dhe asaj të Elbasanit, çoi në pranga një 41-vjeçar nga Elbasani, i cili u kap në flagrancë në Rrogozhinë, duke vjedhur një shumë parash, në një dyqan veglash pune.

Operacioni ka vijuar në Elbasan dhe si rezultat, në banesën e 41-vjeçarit, Policia e Elbasanit gjeti dhe sekuestroi 2.8 kg lëndë narkotike cannabis sativa, fara të kësaj bime, fishekë luftarak dhe një shumë parash të përfituar në mënyrë të kundërligjshme, si dhe asgjësoi disa bimë narkotike që u gjetën të kultivuara përreth kësaj banese në fshatin Bizhutë, njësia administrative Papër, Elbasan.

Ndërkaq, mbi dyshime për implikim në kultivimin e bimëve narkotike, u proceduan penalisht nga Policia e Elbasanit, vëllai dhe motra e 41-vjeçarit, si dhe u shpall në kërkim një shtetas tjetër (lidhje shoqërore e 41-vjeçarit).

Në vijim të kontrolleve për parandalimin e vjedhjes së pronës, bazuar në inteligjencën policore dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet Policisë së Elbasanit dhe asaj të Rrogozhinës, për një shtetas që dyshohej se merrej me narkotikë dhe ishte larguar nga Elbasani, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Kompleks”. Sipas policisë ky shtetas u kap në flagrance në lagjen nr.1, në Rrogozhinë, në një dyqan, duke vjedhur materiale ndërtimi dhe një shumë parash  (200 000 lekë).

Operacioni ka vijuar në Elbasan, në fshatin Bizhutë, njësia administrative Papër, ku Policia e Elbasanit kishte marrë informacion më parë se 41-vjeçari merrej me kultivim dhe prodhim të narkotikëve.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Read more

Shqiptarët ngrihen kundër korrupsionit, komplikohet rruga e integrimit drejt BE –

Rama takohet me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari në Vilën 30, u bashkohet edhe Toni Gogu –

Gjyqtari i Premier League do të gjykojë kuqezinjtë në Poloni, zyrtarizohet edhe arbitri i Kosovës –

Gjobat nuk ndalen as për festa! Bizneset marrin kamatë për deklarim të vonuar ditën e pushimit –

Të Lidhura

nga 27
11:16 | 24/03/2026
0

Pas një skandali korrupsioni në Shqipëri, shpërthyen protesta dhe trazira në kryeqytet, Tiranë. Këto zhvillime mund të ndërlikojnë anëtarësimin e...

Rama takohet me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari në Vilën 30, u bashkohet edhe Toni Gogu –

Rama takohet me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari në Vilën 30, u bashkohet edhe Toni Gogu –

nga 27
10:56 | 24/03/2026
0

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një takim në Vilën 30 me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari. Takimi nisi...

Gjyqtari i Premier League do të gjykojë kuqezinjtë në Poloni, zyrtarizohet edhe arbitri i Kosovës –

Gjyqtari i Premier League do të gjykojë kuqezinjtë në Poloni, zyrtarizohet edhe arbitri i Kosovës –

nga 27
10:52 | 24/03/2026
0

Anthony Taylor do të jetë gjyqtari kryesor për ndeshjen Poloni – Shqipëri që do të zhvillohet të enjten në orën...

Gjobat nuk ndalen as për festa! Bizneset marrin kamatë për deklarim të vonuar ditën e pushimit –

Gjobat nuk ndalen as për festa! Bizneset marrin kamatë për deklarim të vonuar ditën e pushimit –

nga 27
10:32 | 24/03/2026
0

Kjo fundjavë ka qenë e gjatë, me katër ditë pushim. Por, siç e kemi thënë shpesh, biznesi në shumicën e...

Para
Diskutimet në Këshillin Kombëtar të PD, çfarë u tha për Bashën dhe… –

Diskutimet në Këshillin Kombëtar të PD, çfarë u tha për Bashën dhe... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqiptarët ngrihen kundër korrupsionit, komplikohet rruga e integrimit drejt BE –

Shqiptarët ngrihen kundër korrupsionit, komplikohet rruga e integrimit drejt BE –

11:16 | 24/03/2026
Rama takohet me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari në Vilën 30, u bashkohet edhe Toni Gogu –

Rama takohet me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari në Vilën 30, u bashkohet edhe Toni Gogu –

10:56 | 24/03/2026
Gjyqtari i Premier League do të gjykojë kuqezinjtë në Poloni, zyrtarizohet edhe arbitri i Kosovës –

Gjyqtari i Premier League do të gjykojë kuqezinjtë në Poloni, zyrtarizohet edhe arbitri i Kosovës –

10:52 | 24/03/2026
Gjobat nuk ndalen as për festa! Bizneset marrin kamatë për deklarim të vonuar ditën e pushimit –

Gjobat nuk ndalen as për festa! Bizneset marrin kamatë për deklarim të vonuar ditën e pushimit –

10:32 | 24/03/2026
Lufta mund të shpëtojë turizmin, në Shqipëri po vijnë të huajt që anuluan planet në Lindjen e Mesme –

10:18 | 24/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqiptarët ngrihen kundër korrupsionit, komplikohet rruga e integrimit drejt BE –
  • Rama takohet me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari në Vilën 30, u bashkohet edhe Toni Gogu –
  • Gjyqtari i Premier League do të gjykojë kuqezinjtë në Poloni, zyrtarizohet edhe arbitri i Kosovës –
  • Gjobat nuk ndalen as për festa! Bizneset marrin kamatë për deklarim të vonuar ditën e pushimit –
  • Lufta mund të shpëtojë turizmin, në Shqipëri po vijnë të huajt që anuluan planet në Lindjen e Mesme –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqiptarët ngrihen kundër korrupsionit, komplikohet rruga e integrimit drejt BE –
  • Rama takohet me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari në Vilën 30, u bashkohet edhe Toni Gogu –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com