Aktakuzë në mungesë ndaj një personi për krime ndaj popullsisë civile – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aktakuzë në mungesë ndaj një personi për krime ndaj popullsisë civile –

16:49 | 10/07/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë kundër një personi i cili dyshohet se gjatë luftës së fundit në Kosovë ka kryer veprën penale të “krimit të luftës kundër popullsisë civile”.

Sipas njoftimit, i pandehuri I.B, i nacionalitetit rom nga Komuna e Klinës, dyshohet se ka kryer këtë vepër nga janari i vitit 1998 deri më 21 qershor 1999 në fshatin Zajm të Klinës. Prokuroria tha se ai iu bashkua forcave policore dhe ushtarake serbe dhe vazhdimisht kishte marrë pjesë në plaçkitjen e popullatës civile, “shtëpive të tyre duke u marrë sende me vlerë, si automjete, bagëti, televizor dhe gjësende të tjera nga shtëpitë e disa banorëve”.

“Gjithashtu, i njëjti kishte marrë pjesë në djegien e shtëpive në fshatin Zajm dhe fshatrat për rreth, me ç’rast në njërën nga shtëpitë e djegura, përkatësisht në shtëpinë e M. A. u gjetën të djegur viktimat B. A. dhe B. K, si dhe nën kërcënimin me armë me qëllim të frikësimit kishte marrë pjesë në dëbimin e banorëve të nacionalitetit shqiptar nga shtëpitë e tyre”, thuhet në njoftim.

Prokuroria shtoi se ka siguruar prova materiale ndaj të dyshuarit, i cili gjendet në arrati.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare të drejtësisë.

Nga viti 2000 deri më 2008, krimet e luftës u hetuan nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK). Nga viti 2008, për hetimin e këtyre krimeve përgjegjës ishte Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX). Ndërkaq, nga viti 2018, EULEX-i ka dorëzuar dokumentet për krimet e luftës në institucionet gjyqësore të Kosovës.

Gjatë luftës në Kosovë, në periudhën nga viti 1998 deri në vitin 1999, janë vrarë më shumë se 13.500 persona. Po ashtu, mbi 1.600 persona konsiderohen ende të zhdukur, kryesisht nga komuniteti shqiptar./REL

Read more

Do t’ia marr vulën Berishës me dhunë apo drejtësi, si të dojë –

“Më jepni 15 000 euro, t’jua kthej!” I riu shqiptar rrëmben gruan që donte ta linte, kërkon shpërblim –

Indeksimi, pjesë e hetimit –

Berisha i lidhur me krimin e organizuar. Sali ‘kolltuku’ i damkosur, jo i akuzuar kot –

Të Lidhura

nga 27
14:31 | 03/05/2026
0

Evi Kokalari ka reaguar ashpër ndaj Sali Berishës, pas skualifikimit tw saj nga gara për drejtimin e Partisë Demokratike. Në...

“Më jepni 15 000 euro, t’jua kthej!” I riu shqiptar rrëmben gruan që donte ta linte, kërkon shpërblim –

“Më jepni 15 000 euro, t’jua kthej!” I riu shqiptar rrëmben gruan që donte ta linte, kërkon shpërblim –

nga 27
14:01 | 03/05/2026
0

Një çift prindërish shqiptarë të Kosovës, u paraqitën në Komisariatin e Karabinierëve në Cavalese të Italisë, duke denoncuar se vajza...

Indeksimi, pjesë e hetimit –

Indeksimi, pjesë e hetimit –

nga 27
13:43 | 03/05/2026
0

Kompania “ONE Albania” ka nisur rritjen e çmimeve të shërbimeve celulare, nëpërmjet indeksimit me ndryshimin mesatar vjetor të çmimeve të...

Berisha i lidhur me krimin e organizuar. Sali ‘kolltuku’ i damkosur, jo i akuzuar kot –

Berisha i lidhur me krimin e organizuar. Sali ‘kolltuku’ i damkosur, jo i akuzuar kot –

nga 27
13:33 | 03/05/2026
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka publikuar vendimin e gjykatës britanike, për të cilin thotë se kreu i PD...

Para
Flitet për demokraci në republikën e dosjeve 184 dhe 339 –

Pse ministrat e Brendshëm nuk kanë ‘fat’ me Ramën? -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Do t’ia marr vulën Berishës me dhunë apo drejtësi, si të dojë –

Do t’ia marr vulën Berishës me dhunë apo drejtësi, si të dojë –

14:31 | 03/05/2026
“Më jepni 15 000 euro, t’jua kthej!” I riu shqiptar rrëmben gruan që donte ta linte, kërkon shpërblim –

“Më jepni 15 000 euro, t’jua kthej!” I riu shqiptar rrëmben gruan që donte ta linte, kërkon shpërblim –

14:01 | 03/05/2026
Indeksimi, pjesë e hetimit –

Indeksimi, pjesë e hetimit –

13:43 | 03/05/2026
Berisha i lidhur me krimin e organizuar. Sali ‘kolltuku’ i damkosur, jo i akuzuar kot –

Berisha i lidhur me krimin e organizuar. Sali ‘kolltuku’ i damkosur, jo i akuzuar kot –

13:33 | 03/05/2026
S’mund të përjashtojmë asnjë demokrat –

S’mund të përjashtojmë asnjë demokrat –

13:31 | 03/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Do t’ia marr vulën Berishës me dhunë apo drejtësi, si të dojë –
  • “Më jepni 15 000 euro, t’jua kthej!” I riu shqiptar rrëmben gruan që donte ta linte, kërkon shpërblim –
  • Indeksimi, pjesë e hetimit –
  • Berisha i lidhur me krimin e organizuar. Sali ‘kolltuku’ i damkosur, jo i akuzuar kot –
  • S’mund të përjashtojmë asnjë demokrat –
  • Në burg drekonte dhe darkonte me… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Do t’ia marr vulën Berishës me dhunë apo drejtësi, si të dojë –
  • “Më jepni 15 000 euro, t’jua kthej!” I riu shqiptar rrëmben gruan që donte ta linte, kërkon shpërblim –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com