Kemi bërë 40 denoncime, shefi i Komisariatit na kërcënon – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kemi bërë 40 denoncime, shefi i Komisariatit na kërcënon –

12:54 | 08/07/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Dhuna që pjesëtarë të fisit Rraja ushtruan ndaj dy banorëve të Borizanës, pasi këta të fundit ishin ankuar se nga shpërthimet në gurore po u shkatërroheshin banesat, duket se ka nxjerrë zbuluar të gjithë kupolën drejtuese të Policisë në Fushë-Krujë.

Banorë të Borizanës duket se kanë thyer frikën pasi kanë parë skenat se si dy bashkëqytetarë të tyre, pjesëtarë të fisit Maja janë dhunuar barbarisht me shkopinj bejsbolli e qyta armësh nga të paktën 10 persona, mes të cilëve edhe djali i deputetit Rraman Rraja dhe dy vëllezërit e ligjvënësit socialist.

Report Tv ka transmetuar intervistat e banorëve, ku njëri prej tyre shprehet se fisi Rraja i kërcënon se do i vrasin e do i dhunojnë në rast se ankohen për guroret. Banorët thonë se shpërthimet në gurore janë bërë shqetësuese dhe se po dëmtohen banesat që i kanë ndërtuar me djersë.

“Problemi është të marrë masa shteti. Ta bllokojë përkohësisht, për turpin e dy djemve. Gurorja ka nja 2 muaj që ka ardhur, se ne s’kemi pas probleme. Kur erdhi firma Shijaku dhe Rraja, u bënë nja 20-30 gurore. Dy çunat e lagjes sonë s’na kanë bërë probleme që kanë gurore, ky na thotë do ju rrah, do ju vras”, tha banori për Report Tv.

Ai thotë se nëse shteti nuk do marrë masa, dy anëtarët e fiseve Rraja e Maja do të vriten me njëri tjetrin.

“S’kemi punë as me fisin Rraja, as me askënd, duam shtëpitë tona që i kemi bërë me djersë”, vijoi ai.

Banori thotë se kanë bërë 40 denoncime në komisariat për guroret, por nuk është marrë asnjë masë. Madje ai pretendon, se shefi i komisariatit u ka thënë të mos ankohen e të mos bllokojnë punën në gurore se do t’i arrestojë.

“Sipas rregullave të shtetit shqiptar kemi bërë 40 denoncime. Shteti fle gjumë. Ne nuk kemi asnjë problem  me asnjë fis, as me Rrajtë. Por unë si banor, kam kërkuar të merren masa të paktën ti bllokojnë për monentin. Këtë apel e kam bërë në Report TV edhe para një muaji. Na me zor mbajmë fëmijët me bukë jo më të na prishin shtëpitë”, thotë ai.

Banorët shpesh kanë bërë protesta për punën në gurore dhe dëmet që u shkakton, por për Report Tv një prej banorëve tha se janë shuar pasi kanë marrë ryshfet që mos të protestojnë.

Anëtarë të fisit Rraja dhunuan në mënyrë brutale dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, të cilët ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por dhe të zonës përreth. Mesditën e 6 korrikut 2023, ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, kur grupi i dhunuesve mësyu lokalin dhe ata bien pre e një dhunë barbare.

Gurorja është në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Për dhunën e ushtruar ndaj kushërinjve Maja, policia ka arrestuar 4 persona, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre Rexhep Rraja djali i deputetit dhe dy vëllezërit e deputetit socialist të Krujës, Flamur dhe Xhelal Rraja.

Read more

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për këqyrjen e celularëve të sekuestruar në hetimin për Ballukun –

Shisnin fenelina dhe pajisje policie, arrestohen 2 pronarët e dyqaneve në Tiranë (Emrat) –

Çështja ‘Partizani’/ SPAK thërret si dëshmitarë 8 persona, i pari në listë është Taulant Balla në cilësinë e kallëzuesit –

Tre vende më poshtë në lirinë e medias, dëshmi e një qeverisje që nuk pranon llogaridhënien –

Të Lidhura

nga 27
10:54 | 30/04/2026
0

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO lidhur me kqyrjen e celularëve të sekuestruar në kuadër të...

Shisnin fenelina dhe pajisje policie, arrestohen 2 pronarët e dyqaneve në Tiranë (Emrat) –

Shisnin fenelina dhe pajisje policie, arrestohen 2 pronarët e dyqaneve në Tiranë (Emrat) –

nga 27
10:32 | 30/04/2026
0

Dy persona, janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se shisnin në dyqanet e tyre fenelina dhe pajisje të...

Çështja ‘Partizani’/ SPAK thërret si dëshmitarë 8 persona, i pari në listë është Taulant Balla në cilësinë e kallëzuesit –

Çështja ‘Partizani’/ SPAK thërret si dëshmitarë 8 persona, i pari në listë është Taulant Balla në cilësinë e kallëzuesit –

nga 27
10:26 | 30/04/2026
0

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, zhvillohet sot në orën 12:30 seanca e radhës për dosjen...

Ina Zhupa paraqet amendament mbi përfshirjen në buxhet të pagës së 13-të për mësuesit –

Tre vende më poshtë në lirinë e medias, dëshmi e një qeverisje që nuk pranon llogaridhënien –

nga 27
10:00 | 30/04/2026
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka ngritur alarmin për përkeqësimin e lirisë së medias në Shqipëri, duke iu referuar...

Para
Ylli i njohur i këngës, Dua Lipa nuk ndalet me fotot nga pushimet e saj (Foto dhe video) –

Ylli i njohur i këngës, Dua Lipa nuk ndalet me fotot nga pushimet e saj (Foto dhe video) -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për këqyrjen e celularëve të sekuestruar në hetimin për Ballukun –

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për këqyrjen e celularëve të sekuestruar në hetimin për Ballukun –

10:54 | 30/04/2026
Shisnin fenelina dhe pajisje policie, arrestohen 2 pronarët e dyqaneve në Tiranë (Emrat) –

Shisnin fenelina dhe pajisje policie, arrestohen 2 pronarët e dyqaneve në Tiranë (Emrat) –

10:32 | 30/04/2026
Çështja ‘Partizani’/ SPAK thërret si dëshmitarë 8 persona, i pari në listë është Taulant Balla në cilësinë e kallëzuesit –

Çështja ‘Partizani’/ SPAK thërret si dëshmitarë 8 persona, i pari në listë është Taulant Balla në cilësinë e kallëzuesit –

10:26 | 30/04/2026
Ina Zhupa paraqet amendament mbi përfshirjen në buxhet të pagës së 13-të për mësuesit –

Tre vende më poshtë në lirinë e medias, dëshmi e një qeverisje që nuk pranon llogaridhënien –

10:00 | 30/04/2026
Sulme ajrore dhe sirena alarmi, përshkallëzohet situata pavarësisht armëpushimit në kufirin Liban-Izrael –

09:42 | 30/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për këqyrjen e celularëve të sekuestruar në hetimin për Ballukun –
  • Shisnin fenelina dhe pajisje policie, arrestohen 2 pronarët e dyqaneve në Tiranë (Emrat) –
  • Çështja ‘Partizani’/ SPAK thërret si dëshmitarë 8 persona, i pari në listë është Taulant Balla në cilësinë e kallëzuesit –
  • Tre vende më poshtë në lirinë e medias, dëshmi e një qeverisje që nuk pranon llogaridhënien –
  • Sulme ajrore dhe sirena alarmi, përshkallëzohet situata pavarësisht armëpushimit në kufirin Liban-Izrael –
  • Gara për kreun e PD/ Sot skadon afati për kandiaturat! Salianji, Balliu e Kokalari depozitojnë kandidaturën –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për këqyrjen e celularëve të sekuestruar në hetimin për Ballukun –
  • Shisnin fenelina dhe pajisje policie, arrestohen 2 pronarët e dyqaneve në Tiranë (Emrat) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com