Kolegji riçel hetimin për çështjen ndaj Erarbër Madhit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kolegji riçel hetimin për çështjen ndaj Erarbër Madhit –

19:01 | 04/07/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Gjyqtari Erarbër Madhi u pyet gjërësisht të martën, gjatë seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, nga vëzhguesi ndërkombëtar Steven Kessler, mbi marrëdhëniet me prindërit dhe burimin e pasurisë që përfshin një apartament dhe disa milion lekë në likujditete.

Paratë, një shumë prej 350 mijë dollarësh të deklaruara si të ardhura nga puna e babait të ndjerë, pretendohet që ishin mbajtur cash nga prindërit të paktën deri në vitin 2005. Kessler këmbënguli në pyetësor nëse Madhi e dinte ku ruheshin këto para në shtëpi. “A mos ishin në një kuti këpucësh?”, tha Kessler.

Madhi nga ana e tij iu përgjigj kryesisht me “nuk e di”, pyetjeve. Ai tha se kurrë nuk kishte parë shuma të mëdha parash cash dhe informacioni që ai kishte për to vinte nga bisedat me të atin. Madhi foli për një marrëdhënie të ftohtë me nënën, ndërsa tha se kishte mësuar për pasuritë, pak kohë para se ëma të ndahej nga jeta.

Megjithatë mbrojtja e gjyqtarit u fokusua kryesisht në faktin se as e ëma dhe as babai nuk duhej të konsideroheshin persona të lidhur dhe se përpos trashëgimisë ai nuk kishte pasur marrëdhënie me këtë pasuri.

Madhi u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 13 shkurt me shumicë votash. Kryesuesi i trupës, Lulzim Hamitaj dhe anëtarja Genta Tafa Bungo votuan në favor të konfirmimit, duke i konsideruar bindëse argumentet e tij, mbi burimin e pasurisë. Ndërkohë në pakicë, relatorja Valbona Sanxhaktari vlerësoi se Madhi duhej të ishte shkarkuar për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë.

Vendimi për konfirmimin u rekomandua për apelim nga ONM dhe u ankimua nga Komisionerja Publike Irena Nino, kryesisht për mungesën e besueshmërisë mbi burimin e pasurisë së prindërve dhe dyshimet se kjo ishte pasuri e fshehur e Madhit. Trupa e Kolegjit që ka marrë në shqyrtim çështjen e kryesuar nga Rezarta Schuetz, me anëtare Ina Rama, Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Mimoza Tasi.

Por në seancën e të martës Komisionerja Irena Nino, kishte njoftuar trupën për pamundësi për arsye shëndetësore dhe u zëvendësua nga Komisioneri Florian Ballhysa.

Ky i fundit lexoi shkurt parashtrimet, duke vënë në dukje mungesën e provave për pasurinë e babait të gjyqtarit. Ballhysa tha se Madhi nuk kishte sjellë prova dhe qëndrimet e tij ishin deklarative, ndërsa tha se situata dukej si një “përpjekje për fshehje të pasurisë”.

Avokati Julian Mërtiri, fjala e të cilit u ndërpre disa herë për shkak të problemeve teknike, lexoi nga ana tjetër parashtrime të detajuara. Mërtiri këmbënguli se Madhi kishte jetuar veç familjes në mjedise të vogla em qira, në Tiranë dhe Vlorë dhe se ai nuk ishte person i lidhur sa i përket pasurisë së prindërve.

Ai megjithatë pretendoi se gjyqtari kishte sjellë prova mbi punën e babait, përfshi fotografi nga seminaret e zhvilluara dhe udhëtimet që dokumentoheshin në pasaportën e tij. Avokati po ashtu këmbënguli se pas vdekjes së babait, të ardhurat e fituara prej tij dhe mbajtura cash në shtëpi ishin trashëguar nga nëna dhe se Madhi nuk kishte pasur të bënte me mënyrën se si ato ishin menaxhuar.

Vetë Madhi foli vetëm pasi iu bënë pyetje nga vëzhguesi ndërkombëtar. Kessler i cili kërkoi të dinte më shumë mbi marrëdhënit familjare e pyeti ndër te tjera gjyqtarin nëse kishte pasur trauma në fëmijëri apo nëse ndaj tij ishte përdorur dhunë.

Madhi mohoi këtë të fundit dhe duke zgjedhur fjalët i foli Kessler për familje tradicionele ku fëmijët nuk përfshihehin në menaxhimin e financave. Ai po ashtu pretendoi se familja kishte një histori të komplikuar, përfshi një ndarje në kohën e diktaturës, pasi një nga prindërit ishte “i goditur”. Ai tha se për një kohë kishte jetuar vetëm me njërin prej tyre, pa saktësuar se kë, dhe më pas tha se familja u ribashkua.

Këmbënguljes së Kessler nëse ai kishte pasur dijeni për pagesat që merrte babai, Madhi iu përgjigj në mënyrë të vagullt se bëhej fjalë për përllogaritje që ai i bënte bazuar në bisedat me të atin. Madhi tha në seancë se ai maksimumi kishte parë 3-4 mijë dollarë cash.

Në lidhje me raportin e ftohtë me nënën Madhi përmendi disa herë, se ajo ishte një grua e pavarur dhe se pas ndarjes nga jeta të babait kishte vazhduer jetën e saj. Ai tha se nuk kishte dijeni se çfarë kishte ndodhur me paratë, por kishte gjetur se ato ishin vendosur në bankë në vitin 2005 me mbiemrin e nënës pas martese dhe më pas ajo kishte ndryshuar emrin dhe llogaritë e tjera rezultonin me mbiemrin e vajzërisë.

Mbrojtësi i tij dhe vetë Madhi këmbëngulën se kishin kërkuar informacion nga institucionet ku babai i tij kishte punuar, por thanë se nuk kishin marrë përgjigje. Duke iu referuar faktit që babai ishte marrë me armët kimike dhe ndalimin e përhapjes së tyre, Madhi tha se disa nga punët e tij mund të kenë qenë edhe sekret.

Pasi KPA pranoi prova të reja për çështjen dhe vendosi hapjen e hetimit, avokati Mërtiri parashtroi si kërkesë që Kolegji t’u jepte më shumë kohë për të pritur një përgjigje nga NATO, për të cilën babai i Madhit kishte kryer punë.

KPA pranoi kërkesat dhe bëri me dije se seanca e rradhës do të mbahej në 19 korrik. /BIRN/

Read more

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar –

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën –

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën –

Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare –

Të Lidhura

nga 27
23:26 | 12/03/2026
0

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën –

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën –

nga 27
23:10 | 12/03/2026
0

Në mbrëmje u luajtën ndeshjet e radhës në Europa League. Barazim 1-1 ndërmjet Celta Vigos dhe Lyon, në sfidën e...

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën –

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën –

nga 27
22:32 | 12/03/2026
0

Një zjarr ka rënë në një banesë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ali Demi”, ku një i moshuar,...

Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare –

Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare –

nga 27
21:52 | 12/03/2026
0

Pastrimi i parave në ekonominë shqiptare po zhvendoset nga modelet sporadike drejt arkitekturave të qëndrueshme dhe më të sofistikuara. Në...

Para
Brozoviç tallet keq me Interin, ja arsyeja –

Brozoviç tallet keq me Interin, ja arsyeja -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar –

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar –

23:26 | 12/03/2026
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën –

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën –

23:10 | 12/03/2026
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën –

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën –

22:32 | 12/03/2026
Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare –

Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare –

21:52 | 12/03/2026
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri) –

21:30 | 12/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar –
  • Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën –
  • Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën –
  • Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare –
  • Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri) –
  • Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar –
  • Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com