Ekstradohen 4 shtetas nga Italia, Greqia, Gjermania e Spanja/ Ja për çfarë akuzohen. Detajet – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekstradohen 4 shtetas nga Italia, Greqia, Gjermania e Spanja/ Ja për çfarë akuzohen. Detajet –

16:37 | 04/07/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Ekstradohen nga Greqia, Gjermania, Italia dhe Spanja, drejt Shqipërisë, 4 shtetas që ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, ekstradohet nga Shqipëria drejt Spanjës, një shtetas në kërkim ndërkombëtar, pjesëtar i një grupi kriminal me aktivitet kultivimin dhe trafikimin e narkotikëve.

Policia e Shtetit njoftoi se është bërë i mundur ekstradimi i 5 shtetasve, konkretisht:

-është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë, shtetasi Enver Hysa, 58 vjeç, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në vitin 2016, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre;

-është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë, shtetasja kosovare Emine Murriqi, të cilën Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale ‘’Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave apo i vizave’’, pasi në vitin 2016, në PKK Port Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin, duke përdoruar dokumente të falsifikuara;

-është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë, shtetasi A. D., 29 vjeç, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, pasi në vitin 2022, në aksin rrugor Shupenzë – ura e Topojanit, është përfshirë në një konflikt me armë zjarri, me një shtetas tjetër;

-është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë, shtetasi F. D.(D.), 33 vjeç, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë në kushtet e tronditjes së fortë psikike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, pasi në vitin 2022, në ambientet e një hoteli, në Durrës, ka plagosur rëndë me armë zjarri, të dashurën e tij.

Gjithashtu, është ekstraduar nga Shqipëria drejt Spanjës, shtetasi G. P. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid, Spanjë, pasi Gjykata Qendrore në Madrid, me vendimin e datës 01.02.2023, ka lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar për këtë shtetas, për veprat penale “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin dhe kultivimin e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës. Ky shtetas dyshohet se në vitin 2020, në Spanjë, ka qenë pjesë e një grupi kriminal dhe ka kultivuar një numër të konsiderueshëm bimësh narkotike, në ambiente të mbyllura, duke vjedhur energjinë elektrike.

Katër shtetasit e ekstraduar në Shqipëri iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime të mëtejshme procedurale.

Read more

Mbyllet raundi i parë në Kuvendi i Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota –

Seanca për presidentin në Kuvendi i Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës –

U dorëzua pa rezistencë –

Të Lidhura

nga 27
22:24 | 27/04/2026
0

Deputetët e mazhorancës në Kuvendin e Kosovës kanë votuar me 63 vota një nga kandidaturat e propozuara për Presidentin nga...

22:22 | 27/04/2026

22:10 | 27/04/2026
0

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar dy kandidatura të reja për postin e Presidentit të Kosovës. Njoftimi është bërë nga kryetarja e...

U dorëzua pa rezistencë –

nga 27
21:56 | 27/04/2026
0

Janë publikuar pamjet e arrestimit të Ervin Matës. Ai  është kapur në Brazil, aty ku fshihej duke përdorur dokumente identifikimi...

Para
Turbulencat shkaktojnë panik dhe të lënduar gjatë fluturimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbyllet raundi i parë në Kuvendi i Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota –

Mbyllet raundi i parë në Kuvendi i Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota –

22:24 | 27/04/2026
Mbyllet raundi i parë në Kuvendi i Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota –

Mbyllet raundi i parë në Kuvendi i Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota –

22:22 | 27/04/2026
Seanca për presidentin në Kuvendi i Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës –

Seanca për presidentin në Kuvendi i Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës –

22:10 | 27/04/2026

U dorëzua pa rezistencë –

21:56 | 27/04/2026
Tronditet Dinamo, ekipi i Ilir Dajës mundet me tre gola nga Flamurtari i vendit të fundit –

21:48 | 27/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Mbyllet raundi i parë në Kuvendi i Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota –

  • Seanca për presidentin në Kuvendi i Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës –
  • U dorëzua pa rezistencë –
  • Tronditet Dinamo, ekipi i Ilir Dajës mundet me tre gola nga Flamurtari i vendit të fundit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbyllet raundi i parë në Kuvendi i Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota –
  • Mbyllet raundi i parë në Kuvendi i Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com