Ndeshja e veçantë/ Luhet Shqipëri-Itali me pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuar intelektuale – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndeshja e veçantë/ Luhet Shqipëri-Itali me pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuar intelektuale –

15:51 | 03/07/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Një miqësore tepër e veçantë futbolli është zhvilluar fundjavën e fundit mes Shqipërisë dhe Italisë. Në këtë ndeshje kanë marrë pjesë persona me aftësi të kufizuar intelektuale (PKI) nga Shqipëria dhe Italia, ndërsa eventi është organizuar nga shoqata ndërkombëtare Faith & Light me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ndeshja është zhvilluar në fushën e Tirana United në Tiranë në një atmosferë vërtetë të bukur e festive, teksa është ndjekur edhe nga shumë futbolldashës. Një iniciativë për t’u vlerësuar që synon të angazhojë personat me aftësi të kufizuara në aktivitete sportive, por njëkohësisht edhe sociale. Në përfundim të ndeshjes u zhvillua edhe një ceremoni simbolike ku u dorëzua edhe një trofe për ekipin fitues.

Përveç ndeshjes miqve nga Italia u është mundësuar edhe një tur në atraksione të ndryshme të Tiranës, për t’u njohur edhe më shumë me historinë e vendin tonë dhe traditat shqiptare.

Federata Shqiptare e Futbollit e ka mbështetur këtë aktivitet, pasi është e ndërgjegjshme për fuqinë që ka futbolli për të ndikuar pozitivisht në shoqëri dhe për të përmirësuar sadopak cilësinë e jetës së njerëzve të kategorive të caktuara.

Federata, që ka në fokus aktivitetet me përgjegjësi sociale, mbështeti këtë organizim duke siguruar bazën materiale të pjesëmarrësve në këtë ndeshje, ndërsa është shprehur e gatshme për të suportuar në vazhdimësi evente të ngjashme me pjesëmarrje edhe më të gjerë nga shumë vende të Europës.

Objektivi i organizatës ndërkombëtare “Faith & Light” është që në të ardhmen të organizohet një event me pjesëmarrjen e më shumë skuadrave në formë kampionati.

Kjo organizatë synon të ndihmojë personat me aftësi të kufizuara intelektuale, miqtë dhe familjen e tyre, duke nxitur miqësinë, lutjen, festën dhe bashkëndarjen e ngjarjeve të mira dhe të vështira që kanë.

Read more

Torino nuk fal, i prish planet Interit, barazim që shtyn titullin –

Gara në degët e PD-së në Maliq dhe Kolonjë, rizgjidhen kryetarët aktualë –

E merituam, skuadra është përmirësuar –

Të Lidhura

nga 27
20:44 | 26/04/2026
0

Ndeshja mes Torinos dhe Interit e mbyllur në barazim 2-2 ishte një leksion i hapur se në këtë fazë të...

Gara në degët e PD-së në Maliq dhe Kolonjë, rizgjidhen kryetarët aktualë –

Gara në degët e PD-së në Maliq dhe Kolonjë, rizgjidhen kryetarët aktualë –

nga 27
20:38 | 26/04/2026
0

Sot janë zhvilluar zgjedhjet për kryetar në degët e Partisë Demokratike në Maliq dhe Kolonjë, ku në të dyja rastet...

20:36 | 26/04/2026
0

Sot janë zhvilluar zgjedhjet për kryetar në degët e Partisë Demokratike në Maliq dhe Kolonjë, ku në të dyja rastet...

E merituam, skuadra është përmirësuar –

E merituam, skuadra është përmirësuar –

nga 27
20:28 | 26/04/2026
0

Bylis ka marrë 3 pikë të rëndësishme për mbijetesën. Ballshiotën mundën 2-0 skuadrën e Dinamos, në ndeshjen e vlefshme për...

Para
Çudi në futbollin për fëmijë, prindi tenton të godasë me thikë prindin rival –

Çudi në futbollin për fëmijë, prindi tenton të godasë me thikë prindin rival -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Torino nuk fal, i prish planet Interit, barazim që shtyn titullin –

Torino nuk fal, i prish planet Interit, barazim që shtyn titullin –

20:44 | 26/04/2026
Gara në degët e PD-së në Maliq dhe Kolonjë, rizgjidhen kryetarët aktualë –

Gara në degët e PD-së në Maliq dhe Kolonjë, rizgjidhen kryetarët aktualë –

20:38 | 26/04/2026
Gara në degët e PD-së në Maliq dhe Kolonjë, rizgjidhen kryetarët aktualë –

Gara në degët e PD-së në Maliq dhe Kolonjë, rizgjidhen kryetarët aktualë –

20:36 | 26/04/2026
E merituam, skuadra është përmirësuar –

E merituam, skuadra është përmirësuar –

20:28 | 26/04/2026
Gara brenda PD, në Kukës zgjidhet Rrahman Demajn, në Has Urim Dautin, në Ndroq Florind Mansakun –

20:14 | 26/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Torino nuk fal, i prish planet Interit, barazim që shtyn titullin –
  • Gara në degët e PD-së në Maliq dhe Kolonjë, rizgjidhen kryetarët aktualë –

  • E merituam, skuadra është përmirësuar –
  • Gara brenda PD, në Kukës zgjidhet Rrahman Demajn, në Has Urim Dautin, në Ndroq Florind Mansakun –
  • “Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit Goxhaj që u ekzekutua në Memaliaj –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Torino nuk fal, i prish planet Interit, barazim që shtyn titullin –
  • Gara në degët e PD-së në Maliq dhe Kolonjë, rizgjidhen kryetarët aktualë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com