Biden iu hodhi një kockë mullahëve në Iran dhe ata… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biden iu hodhi një kockë mullahëve në Iran dhe ata… –

13:11 | 03/07/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Aksioni i policisë në kampin në MEK në Manëz të Durrësit më 20 qershor ka sjellë reagime përtej kufijëve dhe çështja ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Mediumi Boston Herald ka publikuar së fundmi një artikull, ku analizon reagimin e Departamentit amerikan të Shtetit (DASH) ndaj ndërhyrjes së policisë në kampin me rreth 3000 të strehuar, pjesëtarë të opozitës iraniane. DASH e mbështeti aksionin policor, teksa theksoi se SHBA-ja nuk e cilëson MEK-un lëvizje opozitare të qëndrueshme demokratike që përfaqëson popullin iranian, por ka shqetësime serioze për MEK-un si organizatë, përfshirë akuzat për abuzim të kryera kundër anëtarëve të tij. Boston Herald shkruan se si ish-zëvendëspresidenti Mike Pence dhe ish-Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, i kanë përkrahur disidentët iranianë dhe të dy e kanë vizituar kampin e tyre. Megjithatë, gjërat morën një kthesë të papritur për keq për ta pas përpjekjes së Presidentit Joe Biden për t’u bërë i mirë me Khamenein duke negociuar një marrëveshje për kufizimin e programit bërthamor të Iranit, një marrëveshje që Presidenti Donald Trump e prishi më 2018.

“Sipas marrëveshjes së Biden, SHBA do të lehtësonte sanksionet mbi Iranit, do të çlironte asete të ngrira iraniane me vlerë miliard dollarë, do të bënte që terroristët iranianë të pushonin së vrari amerikanë në Irak e Siri, do të lironte pengje amerikane, do të bënte që asetet e shkrira iraniane të përdoreshin për qëllime “humanitare” dhe do të ndalonte pajisjen e Rusisë me dronë e raketa balistike. Pompeo, i cili vizitoi selinë e MEK vitin e kaluar, akuzoi Biden për “braktisjen e popullit iranian dhe pasurimin e shtypësve të tij. Regjimi është i përkushtuar të shtypë popullin e vet ndërsa përhap terror dhe kaos jashtë vendit, dhe dëshira e verbër e administratës Biden për ta marrë me të mirë e negociuar me të e ka bërë botën një vend më të rrezikshëm”, shkruan Boston Herald.

Shkrimi i plotë:

Nuk ka asgjë që Joe Biden nuk do ta bënte për t’u bërë qejfin vendeve që i duan të keqen Shteteve të Bashkuara. Së pari Kina, tani Irani.

Kjo u bë e qartë në Shqipërinë e vogël, një demokraci me peripeci, ku qeveria bastisi me forcë shtëpitë e një grupi të rezistencës iraniane prej 3000 njerëzisht që kundërshtojnë me forcë qeverinë iraniane dhe kërkojnë përmbysjen e saj.

Një iranian u vra dhe qindra u plagosën kur 1000 policë shqiptarë javën e kaluar spërkatën iranianët protestues me gaz lotsjellës dhe sprej piper. Policia ka thyer dyert ka konfiskuar dhe dosjen personale, personale dhe 150 kompjuterë.

Një iranian u vra dhe qindra u plagosën kur 1000 forca policore shqiptare sprucuan iranianët protestues me gaz lotsjellës dhe pepper spray. Policia shpërtheu dyert dhe konfiskoi e shkatërroi materiale, pajisje personale dhe 150 kompjuterë.

Bastisja u krye për të luftuar “aktivitet të paligjshëm” të paspecifikuar, çka e përkthyer do të thotë përpjekjet e grupit të rezistencës për të sabotuar qeverinë iraniane përmes aktivitetit elektronik e kibernetik.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, i pyetur nëse SHBA po zbutej me Iranin për të siguruar një marrëveshje bërthamore, tha se policia thjesht ekzekutoi një urdhër të gjykatës. Ai tha “ne e mbështesim të drejtën e qeverisë së Shqipërisë për të hetuar çdo aktivitet të mundshëm të paligjshëm brenda territorit të saj”.

Joe Biden iu hodhi një kockë mullahëve në Iran dhe ata u kënaqën me të.

Të quajtur MEK (Mujahedeen-e-Khaliq), disidentët iranianë fillimisht u shpëtuan nga Irani falë SHBA më 2014, që kërkoi të gjente një strehë të sigurt për ta.

Shqipëria, anëtare e NATO-s dhe shtet vasal i SHBA, i mori. Ata jetojnë në kamp në një zonë midis Tiranës dhe Durrësit në bregun e Adriatikut.

Që atëherë, ata kanë funksionuar, me përkrahjen e heshtur të SHBA, si gjemb në këmbën e diktatorit religjioz të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, dhe të mullahëve iranianë që sundojnë shtetin policor fetar.

Politikanë të njohur, si ish-zëvendëspresidenti Mike Pence dhe ish-Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, i kanë përkrahur disidentët iranianë dhe të dy e kanë vizituar kampin e tyre.

Megjithatë, gjërat morën një kthesë të papritur për keq për ta pas përpjekjes së Presidentit Joe Biden për t’u bërë i mirë me Khamenein duke negociuar një marrëveshje për kufizimin e programit bërthamor të Iranit, një marrëveshje që Presidenti Donald Trump e prishi më 2018.

Sipas marrëveshjes së Biden, SHBA do të lehtësonte sanksionet mbi Iranit, do të çlironte asete të ngrira iraniane me vlerë miliard dollarë, do të bënte që terroristët iranianë të pushonin së vrari amerikanë në Irak e Siri, do të lironte pengje amerikane, do të bënte që asetet e shkrira iraniane të përdoreshin për qëllime “humanitare” dhe do të ndalonte pajisjen e Rusisë me dronë e raketa balistike.

Pompeo, i cili vizitoi selinë e MEK vitin e kaluar, akuzoi Biden për “braktisjen e popullit iranian dhe pasurimin e shtypësve të tij. Regjimi është i përkushtuar të shtypë popullin e vet ndërsa përhap terror dhe kaos jashtë vendit, dhe dëshira e verbër e administratës Biden për ta marrë me të mirë e negociuar me të e ka bërë botën një vend më të rrezikshëm”.

Një fakt ironik midis shumë të tjerëve është se kryeministri shqiptar Edi Rama dhe qeveria e tij socialiste – me mbështetjen e SHBA – mbyllën ambasadën iraniane dhe ndërprenë marrëdhëniet me Iranin vitin e kaluar pasi ai akuzoi Iranin për një sulm kibernetik.

Sulmi i 15 korrikut mbylli pjesën më të madhe të platformave qeveritare shqiptare dhe Rama akuzoi Iranin për “agresion shtetëror”. Iranianët e quajtën atë lolo të Amerikës.

Tani, falë Biden, duket sikur asgjë nuk ka ndodhur.

SHBA tani po mbështet Ramën, përkrahës i Joe Biden, dhe sulmin e tij ndaj luftëtarëve të rezistencës iraniane, të cilët ai dhe SHBA dikur i mbështetën në përpjekjet e tyre për të rrëzuar qeverinë shtypëse iraniane.

Shumë shqiptarë mendojnë se SHBA thjesht po e përdor Shqipërinë si një ushtar të gatshëm në përpjekjen e Biden për të qetësuar militantët fetarë që drejtojnë teokracinë iraniane.

Administrata Biden, përmes Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, ka bërë një politikë të ndërhyrjes në politikën, zgjedhjet dhe qeverisjen shqiptare. Nëse Amerika thotë ‘hidhu’, politikanët shqiptarë thjesht pyesin ‘sa lart’?

Është e kuptueshme nëse disidentët iranianët mendojnë se Biden i ka braktisur. Kjo vjen ngaqë ai i ka braktisur vërtet, ashtu siç braktisi mijëra afganë aleatët të amerikanëve në Kabul kur u tërhoq në mënyrë kaotike nga Afganistani.

Është doktrina e Bidenit: Ndihmojeni Amerikën për të zezën tuaj.

Read more

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG –

Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE –

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit –

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen –

Të Lidhura

nga 27
23:26 | 11/03/2026
0

Bastioni arktik i Aspmyra goditi sërish. Sondre Brunstad Fet hapi rezultatin me penalltë në minutën e 32-të, pastaj Ole Blomberg...

Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE –

Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE –

nga 27
23:02 | 11/03/2026
0

Eurokomisionerja Marta Kos ka reaguar pas takimit me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha. Ajo theksoi se...

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit –

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit –

nga 27
22:18 | 11/03/2026
0

Qeveria ka miratuar një vendim të ri që vendos standarde teknike dhe rregulla minimale për rikthimin funksionimin e platformave të...

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen –

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen –

nga 27
22:00 | 11/03/2026
0

Arsenali ka barazuar në minutat e fundit përballë Leverkusen, me ndeshjen e parë të luajtur në Gjermani që përfundoi me...

Para
Urdhra mbrojtjeje dhe çështja në SPAK/ Rruga fut në hasmëri motër e vëlla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG –

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG –

23:26 | 11/03/2026
Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE –

Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE –

23:02 | 11/03/2026
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit –

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit –

22:18 | 11/03/2026
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen –

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen –

22:00 | 11/03/2026
Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces –

21:52 | 11/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG –
  • Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE –
  • Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit –
  • Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen –
  • Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces –
  • Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG –
  • Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com