Kemi patur edhe në të shkuarën, tani kemi marrëveshje bazike – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kemi patur edhe në të shkuarën, tani kemi marrëveshje bazike –

07:54 | 01/07/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Kryeministri Albin Kurti ka folur dje lidhur me idenë e paraqitur nga homologu i tij, Edi Rama për mbajtjen e një konference ndërkombëtare për Kosovën e Serbinë. Ai është shprehur skeptik për mbajtjen e një konference të tillë. Kurti tha se në vend të kësaj, krejt çfarë duhet bërë është implementimi i marrëveshjes bazike në tërësi.

“Ne kemi pasur konferenca ndërkombëtare në të kaluarën dhe tash kemi një marrëveshje bazike, nga 27 shkurti i këtij viti, në Bruksel dhe gjithashtu nga 18 marsi në Ohër me aneksin e zbatimit. Krejt çka duhet bërë është që pa kushte të implementohet ajo marrëveshje bazike në tërësinë e saj dhe në mënyrë fer e të balancuar. Kjo duhet të bëhet dhe ne për këtë angazhohemi në Bruksel në takimet që kemi”, tha Kurti para gazetarëve dje gjatë ditës në Prizren.

Ideja e Ramës për një konferencë të tillë është përkrahur nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. “Dua të them se ne e mbështesim edhe idenë për të organizuar, sa më parë që të jetë e mundur, një konferencë – së bashku me disa shtete anëtare të BE-së”, ka thënë Michel para nisjes së Samitit të BE’së derisa ka qenë i shoqëruar me Sekretarin e NATO’s Jens Stoltenberg.

“Mendoj se ka ardhur koha të kemi një qasje globale dhe të bëjmë hapa të qartë drejt normalizimit”-ka shtuar Michel. Gjatë kësaj jave Rama e ka “dorëzuar” edhe formalisht propozimin e tij në Bruksel gjatë takimeve me zyrtarë të lartë atje, përfshirë Presidentin e KE’së Michel dhe Përfaqësuesin e Lartë Josep Borell.

Këtë e ka konfirmuar i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë -Serbi Miroslav. “Është nismë e Edi Ramës. Më duhet të them se ai luan një rol aktiv dhe konstruktiv në të gjithë krizën, sepse është një njohës i mirë i situatës në terren. Sigurisht, si kryeministër i Shqipërisë, zëri i tij është mjaft autoritativ për t’u dëgjuar. Unë jam në kontakt të rregullt me të dhe e di se sa kohë dhe autoritet ka investuar për të gjetur një zgjidhje. Ky është propozimi me të cilin ai erdhi. Jemi në kontakt të përditshëm me SHBA-në dhe kryeqytetet kryesore evropiane. Por sigurisht, platforma më e mirë për zgjidhjen e çështjeve është dialogu dhe ne duhet t’i kthehemi dialogut” ka thënë Lajçak.

Rama ka propozuar një konferencë “normalizimi” ku kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiç do të mbylleshin deri kur të përfundonte diskutimi për gjithë mospajtimet. “Të dy liderët të merren dhe të mbyllen brenda në një konferencë noramlizimi, pa të drejtë dalje deri kur të përfundoj bashkëbisedimi që të trajtohen ato pika, që askush nuk i kundërshton, por në të njejtën kohë secili ia hedh tjetrit fajin pse nuk zbatohen, sepse s’ka vullnet. Ky është fakti. Ka edhe një dehje nga ky karshilleku me gjithë planetin demokratik, në emër të nuk e di se çfarë. Por realiteti i përditshëm sot, po bëhet bazë për një realitet shumë negativ nesër, në të gjitha aspektet. S’më takon mua të diskutoj ekonominë e Kosovës apo aq më pak të Serbisë. I vetmi përfitues nga kjo situatë është zotëria që rri i mbyllur në bunkerin e tij në Kremlin”, pohoi më herët Rama.

Read more

Zyrtarët duhet të hetohen si çdo qytetar –

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë –

1 milion Euro për punimet –

Sekretariati i Etikës merr vendimin, përjashton me nga 10 ditë nga Kuvendi Bardhin dhe Balliun –

Të Lidhura

Zyrtarët duhet të hetohen si çdo qytetar –

Zyrtarët duhet të hetohen si çdo qytetar –

nga 27
17:24 | 09/03/2026
0

Prokuroria e Posaçme e ka thyer heshtjen dhe ka dalë kundër çdo nisme që kufizon fushëveprimin për të hetuar njësoj...

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë –

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë –

nga 27
15:52 | 09/03/2026
0

  https://www.youtube.com/watch?v=R19WMqyROyI Orikumi turistik ka vuajtur nga papastërtia vitet e fundit. Njerëzit thonë se ka një “amanet” të pashkruar apo...

1 milion Euro për punimet –

1 milion Euro për punimet –

nga 27
15:46 | 09/03/2026
0

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin për të marrë masa parandaluese për rrëshqitjen e dherave që sipas autoritetit u...

Sekretariati i Etikës merr vendimin, përjashton me nga 10 ditë nga Kuvendi Bardhin dhe Balliun –

Sekretariati i Etikës merr vendimin, përjashton me nga 10 ditë nga Kuvendi Bardhin dhe Balliun –

nga 27
15:42 | 09/03/2026
0

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me nga 10 ditë nga Kuvendi dy deputetët e PD, Gazment Bardhin dhe Klevis Balliun....

Para
Vrasja e dyfishtë në Shkodër/ Cilat janë detajet e reja nga krimi i rëndë? Gurra dyshohet se bashkëpunonte me… –

Vrasja e dyfishtë në Shkodër/ Cilat janë detajet e reja nga krimi i rëndë? Gurra dyshohet se bashkëpunonte me... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zyrtarët duhet të hetohen si çdo qytetar –

Zyrtarët duhet të hetohen si çdo qytetar –

17:24 | 09/03/2026
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë –

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë –

15:52 | 09/03/2026
1 milion Euro për punimet –

1 milion Euro për punimet –

15:46 | 09/03/2026
Sekretariati i Etikës merr vendimin, përjashton me nga 10 ditë nga Kuvendi Bardhin dhe Balliun –

Sekretariati i Etikës merr vendimin, përjashton me nga 10 ditë nga Kuvendi Bardhin dhe Balliun –

15:42 | 09/03/2026
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit –

15:34 | 09/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Zyrtarët duhet të hetohen si çdo qytetar –
  • Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë –
  • 1 milion Euro për punimet –
  • Sekretariati i Etikës merr vendimin, përjashton me nga 10 ditë nga Kuvendi Bardhin dhe Balliun –
  • Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit –
  • Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zyrtarët duhet të hetohen si çdo qytetar –
  • Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com