Dodik paralajmëron bllokimin e aktiviteteve të Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjës – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dodik paralajmëron bllokimin e aktiviteteve të Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjës –

16:00 | 27/06/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të këtij eniteti tha se pas Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës, ai do të ndalojë aktivitetet e Gjykatës dhe Zyrës së Prokurorit të Bosnjës, si dhe të Agjencisë për Hetime dhe Mbrojtje (SIPA) në territorin e këtij entiteti. Sipas tij, ndalesa do të bëhet sepse këto institucione “janë konstituuar në mënyrë jokushtetuese”.

Ai i bëri këto deklarata në Banja Llukë, në mbledhjen e trupit legjislativ, ku po shqyrtohet ligji që thotë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës nuk vlejnë në territorin e Republikës Sërpska.

Dodik, lideri i partisë më të madhe parlamentare, Aleanca e Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), paralajmëroi se kjo do të ndodhë nëse nuk ka marrëveshje politike në Bosnje e Hercegovinë për miratimin e Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Bosnjës.

Në mbledhjen e tetë të jashtëzakonshme të Asamblesë, deputetët po diskutojnë për draft-ligjin për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës dhe pas kësaj seance, pritet të mbahet seanca e re për veton e anëtares së Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviq, lidhur me ratifikimin e marrëveshjes që parasheh heqjen e vizave me Kosovën.

Në draft-ligj thuhet se vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës nuk do të aplikohen dhe zbatohen në territorin e Republikës Sërpska derisa Asambleja Parlamentare e Bosnjës të miratojë Ligjin për Gjykatën Kushtetuese.

Në legjislacion thuhet po ashtu se “personat që janë të detyruar të veprojnë sipas dispozitave të këtij ligji lirohen nga përgjegjësia penale e përcaktuar në ligjet në Bosnje e Hercegovinë lidhur me veprat penale që lidhen me zbatimin e këtij ligji dhe ata do të mbrohen nga institucionet e Republikës Sërpska”.

Propozuesit e këtij ligji janë Millorad Dodik, deputetët dhe Qeveria e Republikës Sërpska.

Në seancën e 21 qershor, në Asamble u miratuan disa konkluzione, mes tjerash edhe ftesa për përfaqësuesit e entiteteve të tjera që të tërhiqen nga Parlamenti shtetëror derisa nuk miratohet Ligji për Gjykatën Kushtetuese.

Përpjekjet e Republikës Sërpska për të miratuar këtë ligj janë dënuar nga komuniteti ndërkombëtar. Këto përpjekje janë kritikuar nga Zyra e përfaqësuesit të lartë, Zyra e Bashkimit Evropian në Bosnje dhe Ambasada amerikane në Bosnje e Hercegovinë./REL

Read more

AKU bllokon çokokrem me salmonelë, “Lengo Group” e importoi nga Gjermania –

Berisha paraqitet në SPAK, e presin mbështetësit e PD-së –

Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit drejt fundit, Albin Kurti bën thirrje për kompromis –

Tym dhe ndotje në Bushat, vijon zjarri në vend-depozitimin e mbetjeve –

Të Lidhura

nga 27
11:10 | 20/04/2026
0

Një tjetër rast shqetësues për sigurinë ushqimore është sinjalizuar nga sistemi europian RASFF në lidhje me kremin e lajthisë me...

Berisha paraqitet në SPAK, e presin mbështetësit e PD-së –

Berisha paraqitet në SPAK, e presin mbështetësit e PD-së –

nga 27
10:32 | 20/04/2026
0

Kryedemokrati Sali Berisha këtë të hënë është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në zbatim të masësë së sigurisë...

Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit drejt fundit, Albin Kurti bën thirrje për kompromis –

Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit drejt fundit, Albin Kurti bën thirrje për kompromis –

nga 27
09:56 | 20/04/2026
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje të hënën për kompromis mes partive parlamentare për zgjedhjen e presidentit të...

Tym dhe ndotje në Bushat, vijon zjarri në vend-depozitimin e mbetjeve –

Tym dhe ndotje në Bushat, vijon zjarri në vend-depozitimin e mbetjeve –

nga 27
09:32 | 20/04/2026
0

Vijon të jetë aktive edhe sot vatra e zjarrit që përfshiu ditën e djeshme vend-depozitimin e mbetjeve në landfillin e...

Para
Njollë e zezë për demokracinë… –

Njollë e zezë për demokracinë… -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

AKU bllokon çokokrem me salmonelë, “Lengo Group” e importoi nga Gjermania –

AKU bllokon çokokrem me salmonelë, “Lengo Group” e importoi nga Gjermania –

11:10 | 20/04/2026
Berisha paraqitet në SPAK, e presin mbështetësit e PD-së –

Berisha paraqitet në SPAK, e presin mbështetësit e PD-së –

10:32 | 20/04/2026
Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit drejt fundit, Albin Kurti bën thirrje për kompromis –

Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit drejt fundit, Albin Kurti bën thirrje për kompromis –

09:56 | 20/04/2026
Tym dhe ndotje në Bushat, vijon zjarri në vend-depozitimin e mbetjeve –

Tym dhe ndotje në Bushat, vijon zjarri në vend-depozitimin e mbetjeve –

09:32 | 20/04/2026
Mashtrimi me 150 km rrugë, 50 segmente që asfaltohen për të dhjetën herë! Rakip Suli drejt SPAK –

09:02 | 20/04/2026

Më Të Lexuarat

  • AKU bllokon çokokrem me salmonelë, “Lengo Group” e importoi nga Gjermania –
  • Berisha paraqitet në SPAK, e presin mbështetësit e PD-së –
  • Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit drejt fundit, Albin Kurti bën thirrje për kompromis –
  • Tym dhe ndotje në Bushat, vijon zjarri në vend-depozitimin e mbetjeve –
  • Mashtrimi me 150 km rrugë, 50 segmente që asfaltohen për të dhjetën herë! Rakip Suli drejt SPAK –
  • Kampi i Gjadrit në fokus/ Delegacioni i Fratelli d’Italia zhvillon vizitë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • AKU bllokon çokokrem me salmonelë, “Lengo Group” e importoi nga Gjermania –
  • Berisha paraqitet në SPAK, e presin mbështetësit e PD-së –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com