Serbët e Kosovës rrisin kërkesat për tu përfaqësuar në institucionet e shtetit që ata në fakt nuk e njohin.
Lista Srpska, po përpunon idenë e propozimit të një kandidati për president gjatë debatit që do të zhvillohet këto ditë për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
Marko Gjuriq, drejtori i Zyrës për Kosovën, në qeverinë e Serbisë, deklaroi se “elita politike e Prishtinës duhet të mësohet me idenë se serbët kanë të drejtë për të pasur ndikim të fuqishëm në marrjen e vendimeve në Kosovë dhe se ata nuk mund të jenë vetëm dekor polik që do t’i kontribuojë krijimit të pasqyrës së rreme për ekzistimin e shoqërisë multietnike.
Gjuriq tha për gazetën “Novosti” se tashmë po projektohet ideja që nëse jo kryetarin e shtetit, ose kryeparlamentari i Kosovës, apo kryeministri duhet ti përkasë serbëve.
“Si numri më i madh etnik në Kosovë, pas shqiptarëve, serbët duhet të kenë njërin nga tri funksionet më të rëndësishme në Kosovë, atë të presidentit, të kryeministrit ose të kryetarit të Kuvendit. Kjo do të ishte shenjë e drejtë për të shkrirë marrëdhëniet dhe për të shtuar besim”, ka shtuar Gjuriq.
Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?
Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...