Prigozhin mohon se ka tentuar të rrëzojë Qeverinë ruse – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prigozhin mohon se ka tentuar të rrëzojë Qeverinë ruse –

18:30 | 26/06/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Lideri i grupit privat të mercenarëve, Wagner, tha se qëllimi i marshimit të trupave të tij drejt Moskës gjatë fundjavës, ishte për të shpëtuar kompaninë e tij dhe jo një përpjekje për të rrëzuar Qeverinë ruse.

Në deklaratën e parë publike që kur tërhoqi trupat vetëm 200 kilometra larg Moskës, Yevgeny Prigozhin, përmes një audio-mesazhi, nuk tregoi vendndodhjen e tij apo për planet e tij në të ardhmen.

“Ne nisëm marshin tonë për shkak të padrejtësisë”, tha Prigozhin gjatë një audio-mesazhi 11 minutësh, duke iu referuar një sulmi të supozuar ndaj forcave të tij, sulm për të cilin ai fajësoi ushtrinë ruse.

“Ne shkuam për të protestuar dhe jo për të rrëzuar Qeverinë nga pushteti ”, shtoi Prigozhin.

Ndërkaq, autoritetet ruse kanë tentuar t’i rikthehen normalitetit duke shfuqizuar masat kundër terrorizmit në Moskë dhe disa rajone, pas rebelimit të shkurtër të Prigozhinit.

Kremlini ka njoftuar paraprakisht se Prigozhini ishte larguar për në Bjellorusi pas një marrëveshjeje të negociuar nga lideri autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka. Kjo i dha fund tensioneve 24 orëshe gjatë fundjavës, që paraqitën kërcënimin më të madh për presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë qëndrimit të tij në pushtet për më shumë se dy dekada. Rebelimi i Wagner-it rriti po ashtu frikën për shpërthimin e një lufte të mundshme civile.

Një nga kërkesat e Prigozhinit ishte largimi i ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu. Por, ky i fundit është shfaqur në një video duke vizituar trupat ruse.

Ministria e Mbrojtjes publikoi më 26 qershor videon që shfaqte Shoigun duke fluturuar me një avion dhe duke dëgjuar raportime nga kolegët e tij për një post komandues. Nuk është ende e qartë se kur dhe ku është incizuar kjo video.

Më herët, agjencia e lajmeve RIA tha se Shoigu kishte vizituar trupat ruse të përfshira në pushtimin e Ukrainës. Ky informacion nuk ka mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Prigozhin të dielën mbrëma njoftoi përmes rrjetit social Telegram për përfundimin e rebelimit të shkurtër, pas negociatave me liderin autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka.

Prigozhin dhe Lukashenka, ndarazi kanë deklaruar se tërheqja e trupave të Wagner-it u bë për të parandaluar “gjakderdhjen” në Rusi.

Ndërkaq, të shtunën në mbrëmje, Kremlini njoftoi se ndjekja penale ndaj Prigozhinit dhe pjesëtarëve të Wagner-it do të ndalet.

Por, disa media ruse kanë raportuar se hetimet ndaj Prigozhinit po vazhdojnë./REL/

Read more

Zjarr masiv në landfillin e Bushatit! Flakët përfshijnë venddepozitimin e mbetjeve –

Do të ‘rrëzojmë’ termocentralet dhe urat nëse s’ka marrëveshje –

Aksident fatal në Kukës, makina përplas për vdekje këmbësorin 64 vjeçar –

Turisti rrëzohet nga Ujëvara e Sotirës, dyshohet se ka humbur jetën –

Të Lidhura

nga 27
15:23 | 19/04/2026
0

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të diel venddepozitimin e mbetjeve në landfillin e Bushatit, duke shkaktuar...

Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit –

Do të ‘rrëzojmë’ termocentralet dhe urat nëse s’ka marrëveshje –

nga 27
14:53 | 19/04/2026
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka rikthyer tonet e ashpra ndaj Iranit, duke paralajmëruar masa të forta ushtarake...

Aksident me vdekje në aksin Peqin-Elbasan, humb jetën 46-vjeçarja –

Aksident fatal në Kukës, makina përplas për vdekje këmbësorin 64 vjeçar –

nga 27
14:18 | 19/04/2026
0

Një aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën Kukës-Bicaj, me pasoja në jetë njerëzish. Një person ka humbur jetën si...

Turisti rrëzohet nga Ujëvara e Sotirës, dyshohet se ka humbur jetën –

Turisti rrëzohet nga Ujëvara e Sotirës, dyshohet se ka humbur jetën –

nga 27
14:08 | 19/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë është raportuar në zonën e Gramshit, ku një turist dyshohet se ka humbur jetën gjatë eksplorimit...

Para

Qyteti ndalon ankorimin e superjahteve, miliarderët nuk janë të lumtur -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zjarr masiv në landfillin e Bushatit! Flakët përfshijnë venddepozitimin e mbetjeve –

Zjarr masiv në landfillin e Bushatit! Flakët përfshijnë venddepozitimin e mbetjeve –

15:23 | 19/04/2026
Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit –

Do të ‘rrëzojmë’ termocentralet dhe urat nëse s’ka marrëveshje –

14:53 | 19/04/2026
Aksident me vdekje në aksin Peqin-Elbasan, humb jetën 46-vjeçarja –

Aksident fatal në Kukës, makina përplas për vdekje këmbësorin 64 vjeçar –

14:18 | 19/04/2026
Turisti rrëzohet nga Ujëvara e Sotirës, dyshohet se ka humbur jetën –

Turisti rrëzohet nga Ujëvara e Sotirës, dyshohet se ka humbur jetën –

14:08 | 19/04/2026
Sulejman Demollari kthehet në Rumani, legjendës së futbollit shqiptar i rezervohet një nderim special –

14:00 | 19/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Zjarr masiv në landfillin e Bushatit! Flakët përfshijnë venddepozitimin e mbetjeve –
  • Do të ‘rrëzojmë’ termocentralet dhe urat nëse s’ka marrëveshje –
  • Aksident fatal në Kukës, makina përplas për vdekje këmbësorin 64 vjeçar –
  • Turisti rrëzohet nga Ujëvara e Sotirës, dyshohet se ka humbur jetën –
  • Sulejman Demollari kthehet në Rumani, legjendës së futbollit shqiptar i rezervohet një nderim special –
  • Nga rritja e shpenzimeve te dyfishimi i pagave –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zjarr masiv në landfillin e Bushatit! Flakët përfshijnë venddepozitimin e mbetjeve –
  • Do të ‘rrëzojmë’ termocentralet dhe urat nëse s’ka marrëveshje –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com