Pse është koha e duhur për të reformuar Kombet e Bashkuara – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse është koha e duhur për të reformuar Kombet e Bashkuara –

18:01 | 24/06/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Nga Gioachino Piccio & William Viola

Lufta në Ukrainë, me veton e Federatës Ruse në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka ringjallur debatin mbi efektivitetin e këtij organi në ndërhyrjen tek krizat ndërkombëtare. I krijuar më 24 tetor 1945 dhe i përbërë nga 10 anëtarë të zgjedhur me rotacion nga Asambleja e Përgjithshme plus 5 anëtarë të përhershëm nga SHBA, Rusia, Kina, Franca dhe Britania e Madhe, Këshilli pasqyron rendin ndërkombëtar që doli pas Luftës së Dytë Botërore.

Funksioni i tij kryesor është ruajtja e paqes dhe e sigurisë ndërkombëtare (neni 23, paragrafi i parë i Kartës së Kombeve të Bashkuara), kryesisht nëpërmjet instrumenteve të parashikuara nga nenet 6 dhe 7 të Kartës së OKB-së, të cilat mund të përfshijnë edhe autorizimin e përdorimin e forcës për t’i arritur këto qëllime.

Që nga themelimi, rregullat që rregullojnë funksionimin e saj kanë mbetur në thelb të pandryshuara, dhe argumenti që na intereson këtu është sistemi i brendshëm i votimit. Rregullat nuk parashikojnë zyrtarisht një veto për 5 anëtarët e përhershëm, por Këshilli pritet që të miratojë rezolutat e tij që nuk kanë të bëjnë me çështje procedurale, me një shumicë të dukshme prej 9 votash, përfshirë ato të 5 anëtarëve të përhershëm (neni. 27, paragrafi i dytë dhe i tretë), nga i cili buron fuqia thelbësore e çdo anëtari të përhershëm për të parandaluar miratimin e tij.

Fuqia madhe e anëtarëve të përhershëm ishte e qartë për të gjithë që në vitet e para të ekzistencës së OKB-së. Por ndryshimi i kushteve gjeopolitike globale në dekadat në vijim, dhe aq më tepër me afrimin e shekullit XXI-të, ka bërë që gjithnjë e më shumë vende të kërkojnë ndryshime thelbësore në këtë organizatë ndërkombëtare.

Argumenti më i fortë, përtej demokratizimit të Kombeve të Bashkuara, është se një organ që pasqyron më mirë ekuilibrin real global të pushtetit, mund të jetë shumë më efektiv në garantimin e funksioneve të tij për ruajtjen e sigurisë globale.

Sigurimi i përfaqësimit të barabartë në vendimmarrjen globale, është një element thelbësor i përpjekjeve për të ruajtur një formë të stabilitetit në marrëdhëniet ndërkombëtare, sidomos  në botën bashkëkohore multipolare. Rreziqet e dështimit për t’u përshtatur, variojnë nga mungesa e efektivitetit të institucionit, deri në shndërrimin e tij në një tjetër zonë konflikti.

Kjo kërkesë nxitet edhe nga fakti që sfidat globale kërkojnë koordinim global. Sfidat aktuale kanë të bëjnë me probleme konkrete dhe urgjente, përfshirë tejkalimin e hendekut midis Veriut dhe Jugut të botës, zbatimin e “Axhendës 2030” dhe Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) dhe sigurinë ushqimore. Është thelbësor një organ që parandalon krizat e sigurisë ose të paktën ndërhyn për t’i zbutur.

Por cilat janë qëndrimet kryesore në këtë debat? Britania e Madhe, Franca dhe Rusia i shohin propozimet për reforma me njëfarë ftohtësie, sepse secila prej tyre do të reduktonte peshën e tyre në Këshillin e Sigurimit. Kina dhe SHBA-ja janë më të hapura ndaj ndryshimeve, megjithëse për arsye të ndryshme.

Pavarësisht nga reforma që mund të ndërmerret, SHBA-ja do të mbetet në çdo rast fuqia kryesore botërore dhe një aktore me një ndikim shumë të madh në sistemin e OKB-së. Nga ana tjetër, Kina do të donte të nxiste një ndryshim ekuilibri që favorizon udhëheqjen e saj, veçanërisht në lidhje me të ashtuquajturin Jug Global.

Për këto arsye, presidenca Biden ka propozuar një zgjerim të numrit të anëtarëve të përhershëm dhe jo të përhershëm, që të marrë parasysh balancat e reja globale dhe fuqitë rajonale, veçanërisht në lidhje me Amerikën Latine dhe Karaibet. Por Pekini po bën presion prej disa kohësh që të ketë një përfaqësim më të madh të vendeve afrikane.

Dhe kjo kërkesë është logjike duke pasur parasysh marrëdhëniet e ngushta midis Kinës dhe shumicës së këtyre vendeve. Kjo gjë u pa shumë qartë në fund të prillit, gjatë takimeve midis Ministrit të Jashtëm kinez, Wang Yi, dhe ambasadorëve në OKB të Austrisë dhe Katarit, Alexander Marschik dhe Tarwq MAM Al Banaim në cilësinë e bashkë-kryetarit të tëashtuquajturit IGN, një organ i ngritur në Kombet e Bashkuara për të diskutuar një reformë të mundshme të disiplinës funksionale të Këshillit të Sigurimit.

Diplomati kinez tha se padrejtësitë historike ndaj vendeve afrikane duhen marrë parasysh në reformimin e OKB-së. Ky qëndrim u mirëprit nga Banai dhe Marschik, gjë që tregon një përafrim me qëndrimin kinez për forcimin e rolit të Kombeve të Bashkuara dhe ruajtjen e multilateralizmit.

Pastaj ka edhe pozicione të tjera. Bashkimi Afrikan dhe Grupi L69, po bëjnë presion për të përfshirë disa vende afrikane midis anëtarëve të përhershëm me të drejtë vetoje. Pastaj është propozimi G4-ës: Gjermania, Brazili, India dhe Japonia, vendet që ndihen më të nën–përfaqësuara duke pasur parasysh rëndësinë e tyre ekonomike, demografike dhe politike.

Opsionet e listuara deri më tani propozojnë dhënien e të drejtës së vetos anëtarëve të rinj të përhershëm. Një çështje kjo shumë e mprehtë, e cila përballet me rezistencën e shumë lojtarëve të shqetësuar për rrezikun e shtimit të paralizës së mëtejshme brenda Këshillit.

Debati për reformat ka ringjallur propozimin e grupit të quajtur Bashkimi për Konsensus, i krijuar në 2005 dhe i kryesuar nga Italia. Ideja ka të bëjë me zgjerimin e numrit të vendeve të zgjedhura në Këshill në 11 (duke e çuar totalin në 26), pë të marrë parasysh përfaqësimin rajonal, por pa njohur të drejtën e vetos.

Ky opsion ka njëfarë suksesi, të paktën teorikisht, në mesin e shumë vendeve, pasi ofron shumë përparësi. Zgjedhja e drejtpërdrejtë nga Asambleja e Përgjithshme do të siguronte drejtësi dhe mbi të gjitha përgjegjshmëri krahasuar me organin e OKB-së të pajisur me shkallën më të lartë të demokracisë.

Deri më sot, reforma të tilla kanë ngecur për shkak të rezistencës së anëtarëve të përhershëm.  Por ndoshta kohët kanë ndryshuar: dy fuqitë kryesore botërore, Kina dhe SHBA, po përshtaten me përcaktimin e një rendi të ri global. Në veçanti, Shtetet e Bashkuara, aktori më i rëndësishëm në sistemin ndërkombëtar, e ka bërë demokracinë dhe barazinë një pikë vendimtare në konkurrencën me Republikën Popullore.

Shembulli klasik është paraqitja e luftës në Ukrainë si një përballje midis 2 blloqeve: botës së lirë dhe autokracive. Një Këshill i Sigurimit që merr parasysh dinamikat rajonale dhe shpërndarjet e pushtetit, më gjithëpërfshirës dhe më demokratik, sigurisht që do të ishte një hap i shkëlqyer drejt zbutjes së konflikteve të ardhshme. / “Formiche.net” – Bota.al

Read more

Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti –

Varfëria, OSHEE u kthehet skemave për pagesë me këste të borxheve të familjarëve –

Pamje që po komentohen në Skoci, Bajrami i acaruar para hyrjes në tunel –

Zyrtarët duhet të hetohen si çdo qytetar –

Të Lidhura

Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti –

Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti –

nga 27
18:56 | 09/03/2026
0

Pas derbit të fundit mes Milanit dhe Interit, zyrtarët e AIA dhe ish-gjyqtari Graziano Rocchi dolën në mbrojtje të vendimeve...

Varfëria, OSHEE u kthehet skemave për pagesë me këste të borxheve të familjarëve –

Varfëria, OSHEE u kthehet skemave për pagesë me këste të borxheve të familjarëve –

nga 27
18:40 | 09/03/2026
0

Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU), pjesë e OSHEE Group, ka nisur zbatimin e skemave të reja lehtësuese për shlyerjen me...

Pamje që po komentohen në Skoci, Bajrami i acaruar para hyrjes në tunel –

Pamje që po komentohen në Skoci, Bajrami i acaruar para hyrjes në tunel –

nga 27
18:16 | 09/03/2026
0

Rangers u eleminua nga Kupa e Skocisë, pas përballjes me Celtic. Në Ibrox Stadium, vendimtare u treguan penalltitë, ndërsa gjatë...

Zyrtarët duhet të hetohen si çdo qytetar –

Zyrtarët duhet të hetohen si çdo qytetar –

nga 27
17:24 | 09/03/2026
0

Prokuroria e Posaçme e ka thyer heshtjen dhe ka dalë kundër çdo nisme që kufizon fushëveprimin për të hetuar njësoj...

Para
Kina, Rusia dhe aleatët e tyre autokratë përballë aleancës së drejtuar nga SHBA –

Kina, Rusia dhe aleatët e tyre autokratë përballë aleancës së drejtuar nga SHBA -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti –

Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti –

18:56 | 09/03/2026
Varfëria, OSHEE u kthehet skemave për pagesë me këste të borxheve të familjarëve –

Varfëria, OSHEE u kthehet skemave për pagesë me këste të borxheve të familjarëve –

18:40 | 09/03/2026
Pamje që po komentohen në Skoci, Bajrami i acaruar para hyrjes në tunel –

Pamje që po komentohen në Skoci, Bajrami i acaruar para hyrjes në tunel –

18:16 | 09/03/2026
Zyrtarët duhet të hetohen si çdo qytetar –

Zyrtarët duhet të hetohen si çdo qytetar –

17:24 | 09/03/2026
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë –

15:52 | 09/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti –
  • Varfëria, OSHEE u kthehet skemave për pagesë me këste të borxheve të familjarëve –
  • Pamje që po komentohen në Skoci, Bajrami i acaruar para hyrjes në tunel –
  • Zyrtarët duhet të hetohen si çdo qytetar –
  • Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë –
  • 1 milion Euro për punimet –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti –
  • Varfëria, OSHEE u kthehet skemave për pagesë me këste të borxheve të familjarëve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com