Ka punonjës të huaj, edhe nga… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ka punonjës të huaj, edhe nga… –

17:00 | 24/06/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Ditët e nxehta të fund qershorit kanë sjellë në plazhin e Durrësit qindra turistë të huaj, të cilët i gëzohen diellit dhe ujit, por edhe çmimeve të ulëta të pushimeve në bregdetin Adriatik. Në restorantet e vijës së parë, përballë detit, dëgjohen kryesisht turistë që flasin gjuhë të huaja.

Kirsten ka ardhur nga Norvegjia bashkë me familjen dhe është e kënaqur me mikpritjen dhe çmimet. Ajo i tha BIRN se kishte prenotuar përmes internetit në njërin nga hotelet pranë stabilimentit “Hekurudha” në plazh, por tashmë kishte ardhur koha për t’u kthyer në shtëpi.

“Kemi vizituar si familje amfiteatrin antik dhe jemi ngjitur në kullën Belvedere mbi qytet,” tha Kirsten, duke treguar me dorë dy fëmijët e saj adoleshentë që përpiqen të freskohen nga vapa.

“Na vjen keq që do të ikim pikërisht sot në ditën e solsticit, kur fillon edhe vera astronomike,” shtoi ajo.

Eksperti i turizmit, Edmond Basho, i tha BIRN se sipas prenotimeve, presin rreth 1 milion turistë këtë verë në Durrës, përfshirë edhe ata që vijnë nga Kosova.

“Kosovarët përgjithësisht vijnë atëherë kur janë të sigurt për motin e mirë, pasi janë vetëm dy orë larg, ndërsa të tjerët që priten nga Polonia, Çekia, Bullgaria e më pak nga Spanja dhe Italia respektojnë kontratat paraprake,” tha Basho.

Plazhi i Durrësit është destinacioni kryesor i vendit dhe rritja e numrit të turistëve të huaj ka shtuar shpresat për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori. E megjithatë, problem mbetet mungesa e fuqisë punëtore. Sara Shehaj, një vajzë nga Librazhdi që punon si kamarierë në një lokal të plazhit, thotë se u mungojnë ende 4 punonjës shërbimi; një ndihmës-kuzhinier, një picajol dhe dy kamarierë.

“Për këtë arsye, një nga sallat e restorantit po e mbajmë akoma të mbyllur,”- tha ajo, duke shtuar se nuk duan të marrin punonjës të huaj. Përndryshe, shumë biznese në bregdet i kanë hapur dyert ndaj punonjësve të huaj.

Në një nga baret e frekuentuara, dy vajza nga Nepali shërbejnë kafenë e mëngjesit. Mjaft të huaj të tjerë punojnë në shërbim apo kuzhinë në hotelet e shumta të plazhit të Durrësit.

Sektori i turizmit është burim punësimi edhe për punonjës të zanateve të tjera mbështetëse.

Enea Billo nga Bilishti i Devollit bën çadra prej kashte prej 13 vitesh në plazhin e Durrësit. Ai është zhvendosur aty bashkë me të shoqen dhe 15 persona të tjerë, po nga Devolli.

“Po kush do të punojë, punon bre,” thotë Enea pa e ngritur kokën nga çadra prej kashte që është drejt përfundimit.

“Nuk është punë e lehtë,” tregon ai, ndërsa shton: “punojmë gjithë ditën, ndërsa për të ngrënë dhe fjetur shkojmë në Durrës”. Arben Muho jep prej vitesh dhoma me qira në banesën e tij, por këtë vit klientët i kërkon në një platformë online prenotimi.

“Kam shpëtuar këtë vit,” tha Basho. I kam futur të dhënat në booking.com dhe ata mbërrijnë pa problem nga Polonia, Bullgaria, Italia, Spanja. Edhe nga Rusia kemi patur, por tani numri i tyre ka rënë,” tha ai.

Ndërmarrja e Komunale-plazhit, NKP, në Durrës duket se i ka mbaruar ndërhyrjet madhore të pastrimit dhe të plugimit, ndërsa njësitë private i kanë sistemuar çadrat dhe ndenjëset në të gjithë gjatësinë prej më shumë se 3 km të vijës bregdetare. Katër kamionë dhe katër kamionçina janë në dispozicion të pastrimit jo vetëm në 3.4 km e plazhit tradicional, por edhe në zonën e Currilave dhe në atë të Përroit të Agait në jug.

“Bashkë me personelin e përhershëm të ndërmarrjes, gjatë verës do të punojnë edhe 30 punonjës sezonalë, që janë të mjaftueshëm për periudhën turistike,”- tha drejtori i NKP, Alfred Dhuli.

Një vëmendje i është kushtuar edhe bazave të motorëve të ujit, të cilët janë pajisur me litarë kufizues dhe sinjalistikë.

“Me masat e marra mendoj se askush nuk mund të abuzojë me shpejtësinë dhe me hapësirat e lëvizjes,”- tha Dhuli për BIRN.

BIRN pyeti në drejtorinë rajonale të Shëndetësisë për rezultatet e monitorimit të fundit të pastërtisë së ujit në plazhe, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk mori përgjigje. Pavarësisht rritjes në numër të turistëve të huaj, vizitorët nga Kosova vazhdojnë të kryesojnë në plazhin e Durrësit.

“Nuk do të mungojnë, por shumica vijnë në korrik dhe gusht. Pa harruar që në fund të muajit festohet Bajrami,”- thotë Shuaipi nga Obiliqi. “Ne nuk e ndërrojmë Durrësin me asnjë vend pushimi tjetër,” përfundoi ai./BIRN

Read more

Vendimi i takon Kuvendit –

Horoskopi i së mërkurës, parashikimi i fatit sipas yjeve

Portieri Kinsky në një natë makthi, del nga fusha me lot pas minutës së 17-të –

Shqipëria mund të jetë në shënjestër të Iranit për shkak të MEK-ut –

Të Lidhura

Vendimi i takon Kuvendit –

Vendimi i takon Kuvendit –

nga 27
07:46 | 11/03/2026
0

Komisioni Europian ka reaguar pas interesimit të Report TV për opinionin e tyre, lidhur me vendimin e shumicës parlamentare për...

Horoskopi i së mërkurës, parashikimi i fatit sipas yjeve

Horoskopi i së mërkurës, parashikimi i fatit sipas yjeve

nga 27
07:32 | 11/03/2026
0

Dashi Duhet të tregoni shumë kujdes lidhur me problemet që do të shfaqen gjatë kësaj dite. Jeni në pritje të...

Portieri Kinsky në një natë makthi, del nga fusha me lot pas minutës së 17-të –

Portieri Kinsky në një natë makthi, del nga fusha me lot pas minutës së 17-të –

nga 27
00:58 | 11/03/2026
0

Ishte një natë për t’u harruar për Antonin Kinsky të Tottenhamit në ndeshjen  jashtë fushe të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve kundër Atlético...

Shqipëria mund të jetë në shënjestër të Iranit për shkak të MEK-ut –

Shqipëria mund të jetë në shënjestër të Iranit për shkak të MEK-ut –

nga 27
00:26 | 11/03/2026
0

Ilan Berman, Zëvendëspresident i Këshillit Amerikan për Politikën e Jashtme, në Uashington DC, ka folur lidhur me rrezikun që paraqet...

Para
Ne s’kemi Këshill Kombëtar, gjysma e anëtarëve na kanë ikur –

Të shkrihet Rithemelimi, pastaj shtyhen zgjedhjet për kreun e PD -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vendimi i takon Kuvendit –

Vendimi i takon Kuvendit –

07:46 | 11/03/2026
Horoskopi i së mërkurës, parashikimi i fatit sipas yjeve

Horoskopi i së mërkurës, parashikimi i fatit sipas yjeve

07:32 | 11/03/2026
Portieri Kinsky në një natë makthi, del nga fusha me lot pas minutës së 17-të –

Portieri Kinsky në një natë makthi, del nga fusha me lot pas minutës së 17-të –

00:58 | 11/03/2026
Shqipëria mund të jetë në shënjestër të Iranit për shkak të MEK-ut –

Shqipëria mund të jetë në shënjestër të Iranit për shkak të MEK-ut –

00:26 | 11/03/2026
Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham –

23:22 | 10/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Vendimi i takon Kuvendit –
  • Horoskopi i së mërkurës, parashikimi i fatit sipas yjeve
  • Portieri Kinsky në një natë makthi, del nga fusha me lot pas minutës së 17-të –
  • Shqipëria mund të jetë në shënjestër të Iranit për shkak të MEK-ut –
  • Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham –
  • Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vendimi i takon Kuvendit –
  • Horoskopi i së mërkurës, parashikimi i fatit sipas yjeve

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com