Petkoviç akuzon Kosovën se i “mbolli” armët gjatë operacionit në veri – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Petkoviç akuzon Kosovën se i “mbolli” armët gjatë operacionit në veri –

12:30 | 24/06/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, i ka akuzuar të shtunën autoritetet e Kosovës se i kanë “mbjellë” armët e gjetura në aksionin në veri të Kosovës, më 23 qershor.

Në një konferencë për media, Petkoviç ka thënë se armët, të cilat Policia e Kosovës i ka gjetur në afërsi të Komunës së Zveçanit, janë konfiskuar më herët në aksionet për çarmatimin e qytetarëve në Kosovë.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë më 23 qershor se “është parandaluar një sulm terrorist”, falë angazhimit intensiv të njësiteve speciale të Policisë së Kosovës.

Sipas tij, rreth 100 metra nga komuna e Zveçanit është identifikuar një veturë me targa të Beogradit, e cila ka pasur sasi të mëdha armësh, mjete shpërthyese dhe municione.

Ai i ka publikuar edhe disa fotografi të armëve në rrjetin social, Facebook.

“Kjo është edhe një dëshmi se Serbia, përmes grupeve dhe organizatave të tilla, synon të destabilizojë vendin tonë”, ka thënë mes tjerash Sveçla.

Sipas Petkoviçit, autoritetet serbe i kanë njoftuar shërbimet e huaja më 20 qershor – pa përmendur saktësisht cilat – se Kosova po përgatit operacione të reja për arrestimin e serbëve në veri.

“Në këtë plan, pjesëtarët e policisë së Kosovës po transportojnë armë dhe municione ilegale, të cilat në periudhën paraprake ua kanë konfiskuar shtetasve të nacionalitetit serb dhe shqiptar, nga të gjitha nënstacionet e Policisë së Kosovës. Qëllimi i tyre është që t’i përdorin armët e përmendura për arrestime të reja të serbëve ose t’i ruajnë ato në veri dhe pastaj gjoja t’i gjejnë dhe akuzojnë serbët”, ka thënë Petkoviç.

Petkoviç ka thënë, po ashtu, se makinës, në të cilën janë gjetur armët, i ka skaduar targa më 2020.

Ai ka paralajmëruar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç do të deklarohet për këtë çështje në 24 orët e ardhshme. Tensionet në veri të Kosovës janë të larta prej 26 majit.

Atë ditë kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri – të banuara me shumicë serbe – kanë hyrë në ndërtesat komunale, me ndihmën e njësiteve të Policisë së Kosovës. Serbët lokalë kanë kundërshtuar diçka të tillë dhe për pasojë ka pasur protesta të vazhdueshme. Komuniteti ndërkombëtar i ka bërë thirrje Kosovës dhe të Serbisë që të marrin urgjentisht masa për uljen e tensioneve.

Read more

Shqipëria, nyje kyçe e karteleve të drogës në Evropë –

Superkupa e Shqipërisë/ Të dielën, Egnatia & Dinamo City luftojnë për trofeun e parë të sezonit 2025/2026 –

Incident gjatë një kontrolli policor në rrugën “Kastriotët”, nisin verifikimet –

Troje,banesa, karburant e biznese,…/ Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në emër të ish kryekomunarit të Lazaratit –

Të Lidhura

nga 27
15:30 | 23/12/2025
0

Nga Joseph Hammond, WASHINGTON TIMES Një vrasje mafioze e hapur, e ndodhur muajin e kaluar pranë aeroportit kryesor të Shqipërisë, ka shtuar...

Superkupa e Shqipërisë/ Të dielën, Egnatia & Dinamo City luftojnë për trofeun e parë të sezonit 2025/2026 –

Superkupa e Shqipërisë/ Të dielën, Egnatia & Dinamo City luftojnë për trofeun e parë të sezonit 2025/2026 –

nga 27
15:16 | 23/12/2025
0

Viti 2025 për futbollin shqiptar do të mbyllet me finalen e Superkupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Dinamo City-t. Një...

Incident gjatë një kontrolli policor në rrugën “Kastriotët”, nisin verifikimet –

Incident gjatë një kontrolli policor në rrugën “Kastriotët”, nisin verifikimet –

nga 27
15:00 | 23/12/2025
0

AMP nis verifikimet pas një videoje në rrjetet sociale në rrugën “Kastriotët” Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka nisur...

Troje,banesa, karburant e biznese,…/ Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në emër të ish kryekomunarit të Lazaratit –

Troje,banesa, karburant e biznese,…/ Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në emër të ish kryekomunarit të Lazaratit –

nga 27
14:54 | 23/12/2025
0

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjirokastër, u konfiskuan tre milionë euro...

Para
Kapen me armë e drogë, arrestohet daja me nipin/ Emrat –

Kapen me armë e drogë, arrestohet daja me nipin/ Emrat -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipëria, nyje kyçe e karteleve të drogës në Evropë –

Shqipëria, nyje kyçe e karteleve të drogës në Evropë –

15:30 | 23/12/2025
Superkupa e Shqipërisë/ Të dielën, Egnatia & Dinamo City luftojnë për trofeun e parë të sezonit 2025/2026 –

Superkupa e Shqipërisë/ Të dielën, Egnatia & Dinamo City luftojnë për trofeun e parë të sezonit 2025/2026 –

15:16 | 23/12/2025
Incident gjatë një kontrolli policor në rrugën “Kastriotët”, nisin verifikimet –

Incident gjatë një kontrolli policor në rrugën “Kastriotët”, nisin verifikimet –

15:00 | 23/12/2025
Troje,banesa, karburant e biznese,…/ Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në emër të ish kryekomunarit të Lazaratit –

Troje,banesa, karburant e biznese,…/ Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në emër të ish kryekomunarit të Lazaratit –

14:54 | 23/12/2025
1500 faqe dhe mbi 2 mijë prova/ PD denoncon farsën elektorale në Shqipëri –

14:46 | 23/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Shqipëria, nyje kyçe e karteleve të drogës në Evropë –
  • Superkupa e Shqipërisë/ Të dielën, Egnatia & Dinamo City luftojnë për trofeun e parë të sezonit 2025/2026 –
  • Incident gjatë një kontrolli policor në rrugën “Kastriotët”, nisin verifikimet –
  • Troje,banesa, karburant e biznese,…/ Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në emër të ish kryekomunarit të Lazaratit –
  • 1500 faqe dhe mbi 2 mijë prova/ PD denoncon farsën elektorale në Shqipëri –
  • Ai i ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëria, nyje kyçe e karteleve të drogës në Evropë –
  • Superkupa e Shqipërisë/ Të dielën, Egnatia & Dinamo City luftojnë për trofeun e parë të sezonit 2025/2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com