SHBA-ja sanksionon agjentët rusë që tentuan të ndikojnë në zgjedhjet amerikane – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA-ja sanksionon agjentët rusë që tentuan të ndikojnë në zgjedhjet amerikane –

22:38 | 23/06/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë vendosur sanksione ndaj dy agjentëve të inteligjencës ruse që u përpoqën të ndikonin në zgjedhjet lokale në SHBA, tha Departamenti amerikan i Thesarit.

Dy oficerë të Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB), të akuzuar së fundmi nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, luajtën një rol të rëndësishëm në përpjekjet e Kremlinit për të kryer “operacione globale të ndikimit malinj”, sipas një deklarate të botuar më 23 qershor, raporton Radio Evropa e Lirë.

Dy oficerët, Yegor Popov dhe Alexey Sukhodolov, u akuzuan nga Departamenti i Drejtësisë në prill, me pretendimin se ata punuan për të minuar proceset demokratike në SHBA dhe vende të tjera, nëpërmjet një rrjeti bashkëpunëtorësh.

SHBA-ja akuzon Kremlinin për përdorimin e rrjeteve të tilla shfrytëzimin e ndarjeve sociale, për të minuar besimin në proceset demokratike dhe për të inkurajuar pikëpamjet politike anti-amerikane dhe antidemokratike.

Si pjesë e përpjekjeve të tij, Kremlini shpesh përdor mediat sociale si një mjet për të përhapur dezinformata, për të ngatërruar dhe mashtruar qytetarët globalisht, përfshirë qytetarët amerikanë, në mënyrë që të arrijë qëllimet operacionale dhe gjeopolitike të Rusisë.

Departamenti pretendon se Popov dhe Sukhodolov kanë punuar me Alexandr Ionov, shtetas rus i akuzuar për kryerjen e aktiviteteve shumëvjeçare për të përdorur grupe politike në Florida, Gjeorgji dhe Kaliforni, për të ndërhyrë në zgjedhje.

Ionov u akuzua së bashku me Natalya Burlinovën dhe organizatat e tyre përfunduan në listën e sanksioneve të OFAC, e cila mbahet nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së, sepse ato vepronin në emër të autoriteteve ruse.

Departamenti amerikan i Thesarit ka akuzuar Rusinë për rekrutimin e njerëzve dhe grupeve në mbarë botën, të cilët janë të pozicionuar mirë për përhapjen e dezinformatave dhe për të destabilizuar më me sukses shoqëritë demokratike.

“Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë kërcënime ndaj demokracisë sonë dhe veprimi i sotëm është pjesë e një përpjekjeje e të gjithë qeverisë, për të mbrojtur sistemin tonë të qeverisjes përfaqësuese”, tha Brian Nelson, nënsekretari i Departamentit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare.

Departamenti nuk theksoi se për cilat zgjedhje specifike bëhej fjalë, në të cilat rusët dyshohet se u përpoqën të ndikonin.

Sanksionet nënkuptojnë ngrirjen e të gjitha aseteve në SHBA, të cilat i zotërojnë individët, si dhe ndalimin e të bërit biznes me ta për të gjithë personat që gjenden në SHBA./REL

Read more

Nesër Kuvendi rikthehet në punë, PD e nis sesionin në bojkot dhe protesta

Greqia miraton ligjin e ri për emigracionin, zhbllokohen 90 mijë leje qëndrimi –

Nuk futet zonën e penalltisë –

Trajneri i Torinos e heq nga lista Kristjan Asllanin para ndeshjes me Romën –

Të Lidhura

nga 27
17:11 | 18/01/2026
0

Me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, që do të shqyrtojë kalendarin dhe programin e punës për 5 javët në vijim,...

Greqia miraton ligjin e ri për emigracionin, zhbllokohen 90 mijë leje qëndrimi –

Greqia miraton ligjin e ri për emigracionin, zhbllokohen 90 mijë leje qëndrimi –

nga 27
16:39 | 18/01/2026
0

Ministria greke e Emigracionit dhe Azilit ka përgatitur një projektligj të ri për emigracionin që synon t’i japë fund vonesave...

Nuk futet zonën e penalltisë –

Nuk futet zonën e penalltisë –

nga 27
16:29 | 18/01/2026
0

Trajneri i Juventusit, Spalleti analizoi disfatën 0-1 ndaj Cagliarit. “Nuk ka kuptim të qash për atë që ndodhi, të gjithë...

Trajneri i Torinos e heq nga lista Kristjan Asllanin para ndeshjes me Romën –

Trajneri i Torinos e heq nga lista Kristjan Asllanin para ndeshjes me Romën –

nga 27
16:17 | 18/01/2026
0

Torino do të përballet ditën e sotme me Romën, në kuadër të javës së 21-të të Serie A. Sfida që...

Para
Kinën e paralajmëruan për përdorimin e forcës në Tajvan –

Kinën e paralajmëruan për përdorimin e forcës në Tajvan -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nesër Kuvendi rikthehet në punë, PD e nis sesionin në bojkot dhe protesta

Nesër Kuvendi rikthehet në punë, PD e nis sesionin në bojkot dhe protesta

17:11 | 18/01/2026
Greqia miraton ligjin e ri për emigracionin, zhbllokohen 90 mijë leje qëndrimi –

Greqia miraton ligjin e ri për emigracionin, zhbllokohen 90 mijë leje qëndrimi –

16:39 | 18/01/2026
Nuk futet zonën e penalltisë –

Nuk futet zonën e penalltisë –

16:29 | 18/01/2026
Trajneri i Torinos e heq nga lista Kristjan Asllanin para ndeshjes me Romën –

Trajneri i Torinos e heq nga lista Kristjan Asllanin para ndeshjes me Romën –

16:17 | 18/01/2026
Aksi Qukës–Qafë Plloçë hapet pjesërisht pas 10 ditësh bllokim total –

15:23 | 18/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Nesër Kuvendi rikthehet në punë, PD e nis sesionin në bojkot dhe protesta
  • Greqia miraton ligjin e ri për emigracionin, zhbllokohen 90 mijë leje qëndrimi –
  • Nuk futet zonën e penalltisë –
  • Trajneri i Torinos e heq nga lista Kristjan Asllanin para ndeshjes me Romën –
  • Aksi Qukës–Qafë Plloçë hapet pjesërisht pas 10 ditësh bllokim total –
  • Zbulohen emrat e 6 prej të arrestuarve gjatë operacionit të SPAK kundër mashtrimit nga Call Center-at në Tiranë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nesër Kuvendi rikthehet në punë, PD e nis sesionin në bojkot dhe protesta
  • Greqia miraton ligjin e ri për emigracionin, zhbllokohen 90 mijë leje qëndrimi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com