Trajneri i ish-kampionëve të botës, Julen Lopetegui, gjatë konferencës për mediat një ditë para ndeshjes që do të zhvillohet në “Loro Boriçi” ndaj Shqipërisë, tha se ekipi nuk ka presion pas barazimit me Italinë dhe se do të bëjnë gjithçka për të dalë në krye të grupit.
Julen Lopetegui: “Nuk kemi frikë nga Shqiperia, por e respektojmë si skuadër. Ata janë rritur shumë gjatë viteve të fundit dhe këtë e treguan edhe në Euro 2016, por edhe gjatë eliminatoreve të saj, ku arritën në ndeshjen e parë të fitonin në transfertë ndaj Portugalisë”.