Duket se, në përgjithësi, gratë tërhiqen natyrshëm nga astrologjia, ndërsa burrat jo aq shumë. Në fakt, përqindja e burrave që besojnë në astrologji ka rënë që nga viti 2009, sipas Qendrës Kërkimore Pew (nga 21 përqind në 20 përqind) Në mënyrë ironike, shumë astrologë besojnë se arsyeja pse burrat nuk janë të interesuar për zodiakun mund të shpjegohet me astrologjinë.
Corey Dowds, një astrolog 32-vjeçar, thotë se gjithçka ka të bëjë me Diellin dhe Hënën. Çdo shenjë është e ndarë në energji mashkullore dhe femërore. Energjia mashkullore është si Dielli, energjia femërore si Hëna. Dowds shpjegon:
“Dielli priret të mos ndryshojë kursin dhe duhet të jetë i qëndrueshëm në mënyrë që të krijojë stinët dhe jetën në Tokë. Burrat janë natyrisht më të prirur për të qëndruar në rrugën e duhur dhe për t’iu përmbajtur asaj që tashmë dinë.”
Një tjetër teori shpjegon astrologia 35-vjeçare Ash Reed.
“Djemtë mund të jenë shumë egoistë për të besuar në astrologji. Gratë janë më të interesuara të punojnë me veten dhe burrat mendojnë se tashmë e dinë se çfarë po bëjnë. Ata nuk janë aq të hapur për të zgjeruar perspektivat rreth asaj se kush janë.”
Ndërkohë, sipas Jordan Bishop thjesht nuk ka prova të mjaftueshme. 27-vjeçari shpjegon:
“Një shoqja ime këmbëngul se gjithçka është shumë shkencore, por sa herë që përpiqem ta kuptoj, ajo turbullohet dhe thotë se duhet të kem më shumë besim. Nuk më tingëllon si shkencë.”
Astrologia 39-vjeçare Regina Chouza jep shpresë teksa thotë:
“Më duket se djemtë e rinj në moshë janë më të hapur dhe kureshtarë. Të rinjtë janë po aq të hapur sa gratë, por ne duhet ta bëjmë astrologjinë më të bazuar dhe praktike për ta.”/SHQIP