Ligji i ri i Arsimit të Lartë parashikon që universitetet do të përcaktojnë kriteret e pranimit për kandidatët. Për universitetin politeknik të Tiranë është vendosur nota mesatare e pranimit, nota 6, ndërkohë që rrethet e tjera nuk e kanë përcaktuar ende. Të vetmet degë ku kandidatët do të pranohet me konkurs janë Universiteti i Arteve dhe i Sporteve.
Ndërkohë Universiteti i Tiranës ka përcaktuar 50% mesataren e tre viteve përfshirë edhe notat në provimet e maturës dhe 50% e ka mesatarja e grup-lëndëve, sipas drejtimeve që ka Universiteti i Tiranës, në lidhje me degët që ofron. Ndërkohë që nuk do të ketë konkurs për studentët e rinj.Për universitetin e Mjekësisë, 35% do ta kenë notat e maturës shtetërore, 35% nota mesatare e tre viteve dhe lëndët formuese 30%, përkatësisht 10% kimia, 10% fizika, 10% biologjia, sociologjia 2 % dhe filozofia 2%.
Për ciklin e dytë të studimeve, nota mesatare do të jetë 8.5. Për degët si infermieri, mami, fizioterapi, imazheri, logopedi në ciklin e parë të studimeve, nota mesatare është përcaktuar 8.