Tre pjesëtarë të Policisë Kufitare të Kosovës, janë rrëmbyer sot në territorin e Kosovës, në afërsi të Leposaviçit në rrugë ilegale.
Bëhet fjalë për policët Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi.
Në anën tjetër, burime të Indeksonline bëjnë të ditur se rrëmbimi dyshohet se ka ndodhur rreth 300 metra në territor të Kosovës, në një pikë kontrolli.
Mediat serbe kanë publikuar pamje të momentit kur tre zyrtarë policor të Kosovës janë rrëmbyer sot.
Lidhur me rastin ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se Serbia kriminale ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka kidnapuar tre zyrtarë policorë të Republikës së Kosovës, në shkelje të çdo marrëveshje e kundër çdo parimi të normave ndërkombëtare.
Sipas tij, zyrtarët policorë kanë qenë të vendosur thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës, në pikë kontroll statik, duke kryer detyrat e tyre të rregullta.