FIFA i detyroi lojtarët e të gjitha skuadrave që t’i nënshtroheshin ekzaminimit gjenital në Kupën e Botës 2011 për të vërtetuar se ishin femra, ka denoncuar ish-kombëtarja suedeze Nilla Fischer në biografinë e saj të publikuar së fundmi. Në ‘Jag sa inte ens hälften’ (nuk e thashë gjysmën), Fischer siguroi se FIFA i urdhëroi lojtarët t’i nënshtroheshin këtij lloji testimi pasi u ngritën thashethemet se kishte burra në listën e Guinesë Ekuatoriale në Gjermani 2011 .
“Kur dëgjova për kërkesën tronditëse, u mërzita. Në mes të një Kupe Bote, të mëdhenjtë e FIFA-s duan që ne të tregojmë organet tona gjenitale. Ata na thanë të mos rruanim ‘aty poshtë’ për ditët në vijim dhe pastaj t’i tregonim. “Askush nuk e kuptoi, por ne bëjmë atë që na thonë dhe pyesim veten se çfarë po ndodh,” shkruan Fischer.
Ekzaminimi është kryer nga një fizioterapist, ndërsa mjeku ka kthyer shpinën, sipas ish-lojtares, e cila e cilëson përvojën e cila nuk u përsërit kurrë, si “të pakëndshme” dhe “poshtëruese”. “Mënyra se si u bë ishte e tepruar. Mendoj se kjo ishte arsyeja pse asnjë nga lojtarët nuk e ka thënë deri më tani. E kuptuam se do të flitej vetëm për të. Siç shkruaj në libër, nuk ishte aspak e këndshme. Fischer, e cila luajti 194 herë me ekipin suedez midis 2001 dhe 2022 dhe mori pjesë në katër Kupa Bote dhe tre Lojëra Olimpike .
Mjeku i atëhershëm i skuadrës suedeze të femrave, Mats Börjesson, konfirmoi atë që ndodhi, ndonëse siguron se kjo është bërë para Kupës së Botës dhe se nuk ka pasur qëllime keqdashëse. “FIFA nuk i bën këto gjëra me keqbesim. Sporti është përpjekur t’u bëjë drejtësi vajzave, në mënyrë që të mos jetë e nevojshme të stërviteni një jetë dhe pastaj të gjeni veten me diçka që është një avantazh absurd,” tha Börjesson. Gazeta “Aftonbladet”, ka aluduar për përfshirjen e mundshme të meshkujve të kamufluar në ekipet e femrave.