E ardhmja e Mbappes ka qenë sërish temë debati në orët e fundit. Sulmuesi francez mund të largohet nga PSG këtë verë, një rrethanë që do ta shfrytëzonte Real Madridi. Në fakt, L’Equipe ka zbuluar shumën që Florentino ka vendosur për të nënshkruar me Mbappe.
Tregu i transferimeve duket shumë i ‘nxehtë’, e ardhmja e Mbappes i ka vënë sërish flakën gjithçkaje. Sulmuesi francez ka njoftuar PSG-në se nuk do të vazhdojë kontratën aktuale me parisienët, pra Mbappe do të jetë i lirë verën e ardhshme.
Ky vendim i futbollistit, sipas raportimeve të ndryshme, ka sjellë zemërim tejet të madh tek PSG, deri në atë pikë sa për herë të parë në këtë telenovelë po mendojnë ta shesin këtë vit.
Pasi “çështja Mbappe” ka ‘shpërthyer’, të gjithë sytë janë drejtuar drejt Real Madridit. Skuadra e bardhë do të ishte destinacioni i radhës për sulmuesin francez, i cili kështu do t’i jepte fund një rrugëtimi të gjatë me thashetheme dhe informacione të panumërta.
Në këtë mënyrë kanë nisur spekulimet për shumën që Florentino Pérez do të ishte i gatshëm të paguante për Mbappen.
Kështu, “L’Equipe” ka qenë shumë i qartë për këtë: “Real Madrid është i gatshëm të ofrojë 200 milionë euro për Kylian Mbappé”.
Ndaj, ky supozohet të jetë çmimi që Florentino Pérez ka vendosur për të mbyllur blerjen më të dëshiruar në vitet e fundit. Por, pjesa tjetër e historisë mbetet të dihet. PSG, së pari, duhet të vendosë ta nxjerrë atë në shitje dhe, së dyti, të vendosë çmimin e tij.
Mund të jemi dëshmitarë të një merkatoje historike. Opsioni Mbappe, i cili nuk ishte menduar disa javë më parë, është rishfaqur si një mundësi shumë reale.
Sipas L’Equipe, Florentino ka përgatitur 200 milionë euro, por tani mungon vetëm një lëvizje tjetër nga Mbappe apo nga vetë PSG për të vepruar. Së shpejti do të shohim se si do të zhvillohen ngjarjet.