Qeveria e Kosovës ka reaguar lidhur me anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, që do të mbahej në Gjakovë.
Mbledhja e përbashkët u anulua në mënyrë të njëanshme nga Kryeministri Edi Rama, gjë që theksohet edhe në reagimin e Qeverisë së Kosovës.
Në mbledhjen që pritej të mbahej të mërkurën në Gjakovë pritej të nënshkruheshin marrëveshjet që kishin për synim të afronin ekonomitë, sistemet e drejtësisë, arsimit, kulturës mes dy vendeve.
“Mbledhjet e përbashkëta janë ndërmarrje të madhe organizative, të cilave u paraprinë një punë e madhe e ministrive për të përgatitur atë ditë. Nesër do të duhej të nënshkruheshin 13 marrëveshje të reja.
Ato kishin synim t’i afronin ekonomitë tona, sistemet tona të drejtësisë, arsimit, kulturës, etj. Janë qytetarët ata që do humbasin më së shumti. Për fat të keq, anulimi i mbledhjes nga ana e kryeministrit Rama anuloi mundësinë për t’i nënshkruar ato. Takimet bilaterale do të mund të mbaheshin çdo ditë tjetër.
Jemi fare afër njëri-tjetrit si vende.
Nuk do të ishte hera parë që do të takoheshim brenda ditës. Por është hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëanshme”, njofton qeveria e Kosovës, shkruajnë mediat në Kosovë.