Klubet në Arabinë Saudite janë shpallur fajtorë për mospagimin e duhur të lojtarëve të tyre.
Saudi Pro League ka marrë shumë vëmendje me transferimet e yjeve botëror, me Karim Benzeman që është i fundit, pasi u bashkua me Al Ittihad me një transferim prej 200 milionë eurosh në vit.
Fituesi i Topit të Artë i është bashkuar ish-bashkëlojtarit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i cili nënshkroi për Al Nassr dhe vendosi futbollin në Arabinë Saudite në hartë në dhjetor.
Emra të mëdhenj si Kalidou Koulibaly, N’Golo Kante dhe Pierre-Emerick Aubameyang gjithashtu janë lidhur me një kalim atje.
Megjithatë, FIFPRO, sindikata ndërkombëtare e cila kujdeset për 65,000 lojtarë në të gjithë globin, paralajmëroi lojtarët që të mos nënshkruajnë për ekipet në Arabinë Saudite.
Ata thanë se “mosekzekutimi i pagave” është bërë “një problem i përsëritur” në Saudi dhe The Athletic ka dhënë detaje mbi gjendjen shqetësuese.
Ka pasur mbi 50 mosmarrëveshje pune që përfshinin klube nga Arabia Saudite dhe një rast i fundit përfshinte Lewis Grabban, më parë kishte luajtur për Nottingham Forest dhe Bournemouth.
Ai pati një periudhë shumë të shkurtër me Al Ahli, me kontratën e prishur pas vetëm tre muajsh. Grabban po i kërkon tani klubit arab tre milionë euro kompensim pas lirimit të tij.
Në fund, një gjykatë, e katërta që përfshin Al Ahlin në 18 muaj, vendosi që duhet të paguajë 500,000 euro paga si dhe 700,000 euro të tjera për shkeljen e kontratës.
Përveç kësaj, klubit iu ndalua regjistrimi i lojtarëve të rinj për “dy periudha regjistrimi të tëra dhe të njëpasnjëshme”.
Por, ky nuk është një incident i fundit. Al Nassr, për të cilin luan Ronaldo, përfundoi duke paguar 2.5 milionë euro mesfushorit brazilian Petros në nëntor.
Marrëveshja e tij u ndërpre, por të dy palët nuk arritën në një marrëveshje për kushtet e negociuara më parë./Telegrafi