Analisti Andi Bushati ka ironizuar draft-propozimin e Edi Ramës për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, me përgjigjen që i dha kryeministri Albin Kurti.
‘Kjo po që është ndihmë vëllazërore. E gjeti Albini një rrugë që mos ia çojë Edit draftin KOT’, shkruan Bushati në Facebook.
Ditën e sotme, Kurti iu përgjigj propozimit të Ramës, duke i thënë këtij të fundit që t’ia dërgojë draftin Aleksandër Vuçiçit për Asociacionin e komunave me shumicë shqiptare në Serbi.
‘Unë besoj se Rama beson që propozimi i tij është i mirë.
Por nëse është kështu le t’ia propozojë atë presidentit serb Vuçiç në një nga mbledhjet e përbashkëta të Ballkanit të Hapur, që ta zbatojë për shqiptarët e Preshevës, Bujanovcit edhe Medvegjës. Pikërisht për këtë kryeministrin e Shqipërisë e detyron edhe neni 8 pika 1 e kushtetutës së Shqipërisë’, tha Albin Kurti, gjate komentit të tij.