Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi ka folur për situatën e krijuar në partinë e vulës, pasi kryesia i hapi rrugë zgjedhjes së kreut të ri.
Bardhi nuk përjashtoi mundësinë që nëse gjatë procesit për zgjedhjet e kryetarit shkelet statuti i partisë, atëherë procesi do të përfundojë në gjykatë.
“Do ndjek hapat që parashikon statuti i partisë do bëj gjithçka që statuti të jetë udhëheqësi i vetëm i çdo procesi të brendshëm përfshirë edhe zgjedhjen e kryetarit. Jam duke vlerësuar se cilin hap duhet të hedh. Nuk do nxitohem në veprime. Kam treguar përgjegjshmërinë e duhur për situatën në të cilën ndodhet PD dhe apeloj cilindo të tregohet i përgjegjshëm.”, tha ai.
The post Paralajmëron Bardhi: Nëse shkelet statuti, do e çoj në gjykatë appeared first on 27.