Toyota do të prezantojë bateri me performancë të lartë, në gjendje të ngurtë dhe teknologji të tjera për të përmirësuar rrezen e vozitjes dhe për të ulur kostot e makinave të ardhshme elektrike, tha firma japoneze të martën, një lëvizje strategjike që i ngriti çmimet e aksioneve të saj.
Udhërrëfyesi teknologjik i gjigantit japonez, që mbulon aspekte të ndryshme si zhvillimi i baterive të gjeneratës së ardhshme dhe një ridizajnim radikal i fabrikave, arriti në zbulimin më të plotë të planit të prodhuesit të veturave për të konkurruar në tregun me rritje të shpejtë për veturat elektrike ku ka mbetur prapa rivalëve të udhëhequr nga Tesla.
Prezantimi i planit vjen një ditë përpara një takimi vjetor të aksionarëve, ku do të shqyrtohen qeverisja dhe strategjia, duke përfshirë edhe një orientim të ngadaltë për veturat elektrike me bateri nën ish-drejtorin ekzekutiv Akio Toyoda.
Toyota tha se synon të lansojë gjeneratën e ardhshme të baterive litium-ion nga viti 2026 duke ofruar rreze më të gjata dhe karikim më të shpejtë, raporton Reuters.
Bateritë në gjendje të ngurtë mund të mbajnë më shumë energji sesa bateritë aktuale me elektrolitit të lëngshëm.
Prodhuesit e automjeteve dhe analistët presin që ata të përshpejtojnë kalimin në vetura elektrike duke adresuar një shqetësim të madh të konsumatorit: rrezen e vozitjes.
Megjithatë, bateritë e tilla janë të shtrenjta dhe ka gjasa të mbeten të tilla për vite me radhë.
Toyota do të vazhdojë t’i përdorë bateritë me litium-fosfat hekuri me performancë më të lartë, një alternativë më e lirë për bateritë litium-jon që kanë nxitur adoptimin e veturave elektrike në Kinë, tregu më i madh në botë për vetura.
Ndër të tjera Toyota deklaroi se po zhvillonte një platformë të dedikuar për veturat elektrike në mënyrë që të ulë koston e modeleve të reja, dhe një linjë shumë të automatizuar montimi që do të zhdukte sistemin e rripit transportues që ka përcaktuar prodhimin e veturave nga Henry Ford prej mbi 100 vjet më parë.
Brenda linjës së montimit “vetë-lëvizëse” të Toyota-s, veturat të cilat janë nën procesin e prodhimit, veturat mund të lëvizin vet gjatë të gjithë proceseve të montimit.
Nga Toyota deklaruan gjithashtu se do të përdorin metodën Giga për të ulur kostot e prodhimit, duke miratuar një inovacion i cili për herë të parë u përdor nga gjiganti amerikan Tesla, një modul i cili përdorë makineri masive të derdhjes së aluminit për të reduktuar kompleksitetin e veturave.