Nga një konferencë për mediat, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka renditur edhe propozimet e tij me 5 pika për t’i dhënë fund tensioneve në veri të Kosovës.
Kurti tha se këtë propozim ua ka dhënë ndërkombëtarëve, duke nisur nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe ambasadorëve të QUINT-it. Kurti tha se nuk ka marrë përgjigje për këtë propozim.
“Duhet menjëherë të përfshihen e identifikohen dhe ndiqen penalisht grupet kriminale”, tha ai për pikën e parë.
Pikë të dytë ai ka propozuar tërheqjen e menjëhershme të grupeve të dhunshme dhe të ndalen hapat kriminalë.
Sipas propozimit të Qeverisë së Kosovës, Policia e Kosovës dhe KFOR-i apo EULEX-i do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë.
Pas tri pikave, Kurti ka thënë se do të shpallen zgjedhjet e parakohshme.
Në pikën e pestë, Kurti ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të rikthehen menjëherë në tavolinën e dialogut për normalizim.
Propozimet me 5 pika:
- hetimin e të gjithë atyre që kanë ushtruar dhunë ndaj ushtarëve të KFOR
2. grupet e dhunshme të tërhiqen menjëherë (prania e policisë zvogëlohet në përputhje me rrethanat
3. Inspektime të përbashkëta për sigurinë
4. Organizimi i zgjedhjeve të parakohshme
5. Kosova dhe Serbia kthehen menjëherë te marrëveshja e iniciuar nga Brukseli.
The post 5 propozimet për t’i dhënë fund tensioneve në veri të Kosovës, Kurti: Pres përgjigjen e Brukselit appeared first on 27.