Pas përfundimit të zgjedhjeve dhe fitimit të një tjetër mandati në krye të shtetit turk, Rexhep Tayip Erdogan duket se ka rikthyer vëmendjen ndaj “armiqve” të tij. Mediat turke bëjnë me dije se, policia vendase ka vënë në pranga 13 nga 14 të dyshuarit për të cilët janë lëshuar urdhër arresti në hetimin për strukturimin e Organizatës Terroriste Fetullah (FETO) në Komandën e Forcave Tokësore dhe në Komandën e Përgjithshme të Xhandarmërisë.
Sipas deklaratës për mediat të Zyrës së Kryeprokurorit Publik të Ankarasë, në kuadër të hetimeve të kryera nga Byroja e Hetimit të Krimeve Terroriste, u vendos për ndalimin e 14 të dyshuarve, 5 prej të cilëve në detyrë nënoficerë, të cilët ishin të vendosur për të komunikuar me imamët civilë duke përdorur telefonat fiks me parapagesë në vendet e punës publike si bufetë, dyqane ushqimore dhe tregje në rrethe të ndryshme anembanë Ankarasë.
Ndërkohë, policia turke bën me dije se, vazhdojnë hetimet për kapjen e të dyshuarit të shpallur në kërkim.
The post Fitoi zgjedhjet, Erdogan kthen vëmendjen ndaj ‘armiqve’ të tij appeared first on 27.