Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike zyrtare, Gazment Bardhi, thotë se do të zbatojë me përpikmëri statutin përsa i përket hapjes së garës për zgjedhjen e kreut të ri të kësaj force politike.
Në një intervistë për Klan News, Bardhi u shpreh i bindur se vetë nuk do të kandidojë për kreun e partisë.
Si i vetmi zyrtar ekzekutiv në detyrë, Bardhi tha se në përputhje me statutin duhet që të mblidhet Këshilli Kombëtar që të emërojë Komisionin Zgjedhor të partisë për garën për kryetarin e ri të demokratëve.
“Kam marrë një përgjigje me email nga një prej anëtarëve të Kryesisë që Kryesia ka vendosur, unë nuk kam patur njoftim për mbledhje, pra nuk di të jetë mbledhur Kryesia e partisë, pra Kryesia ka vendosur që nuk do thirret mbledhja e Këshillit Kombëtar. Kjo pengon dhe pamundëson në vlerësimin tim zhvillimin e zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Demokratike”, tha Bardhi.
Ai theksoi se pa statut dhe rregulla nuk mund të ketë bashkëjetesë dhe një garë të ndershme që do të kishte besueshmërinë e publikut.
“Ne jemi në proces ligjor sepse Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Kryesia e PD, Këshilli Kombëtar i PD e konsiderojnë të paligjshëm mitingun apo takimin e z.Berisha në 11 Dhjetor, me cilin argument? Sepse nuk është ndjekur procedura për thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Mungon, dhe mund të jepni deklaratat e mia publike ku kam shpjeguar në mënyrë të përditshme procesin, mungonte një vendim i Këshillit Kombëtar të PD për thirrjen e një Kuvendi Kombëtar, dhe kjo është arsyeja pse Gjykata e Apelit e ka rikthyer çështjen në Shkallë të Parë. Dhe unë nuk mund të kem një standard që këtu të kërkoj vendimin e këshillit sepse kështu e kërkon procedura statutore, ndërsa në një rast tjetër të them edhe pse e kërkon procedura statutore unë do ta anashkaloj këtë detyrim të statutit. Sepse kjo pastaj do na çonte në një tjetër ngërç ligjor dhe unë nuk e di se kujt i intereson mbajtja Partisë Demokratike në ngërçe të njëpasnjëshme ligjore”, shtoi ai.
Sekretari i Përgjithshëm pranoi faktin se ish-Kryeministri Berisha ka mbështetës, por që për ta bërë PD-në fituese ai duhet të largohet nga drejtimi.
Kryesia e Partisë Demokratike vendosi hapjen e garës për zgjedhjen e kryetarit të ri më 29 Korrik, ç’ka çoi edhe në dorëheqjen e Jorida Tabakut nga posti i nënkryetares së partisë.