Ndarja nga jeta e Silvio Berlusconit sot ka sjellë reagime të shumta nga bota e sportit për një nga personat që la shenjë në futbollin europian në tre dekadat kur drejtoi klubin e Milanit. Një prej atyre që kanë reaguar për këtë ngjarje, ishte edhe Igli Tare.
Ashtu si shumë figura të tjera të sportit, Tare ka zgjedhur rrjetet sociale për të dhënë mesazhin e tij për figurën e Berlusconit si njeri pranë sportit.
“Lamtumirë një presidenti të madh”, shkruante ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe drejtues për shumë vite në Serinë A, ku është takuar edhe me Berlusconin i cili në vitet e tij te Milani, ishte vetë aktiv në jetën e klubit.”