Këshillit Drejtues i RTSH përcaktoi sot 4 kandidatët nga 6 që kishin paraqitur dosjet për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të medias të vetme publike në vend.
Të pranishëm në mbledhje ishin 9 nga 10 anëtarët e këshillit.
Më konkretisht, 6 kandidatët që kishin shprehur interes ishin: Alfred Peza, Engjëllush Musai, Enrik Mehmeti, Helidon Haliti, Laureta Roshi dhe Viron Roboçi.
Anëtarët e Këshillit Drejtues votuan në mënyrë të fshehtë lidhur me vlerësimin për dosjen e secilit kandidat.
Komisioni i votimit përbëhej nga 3 anëtarë, Milena Selimi, Edmond Tullumani dhe Ëngjëll Ndocaj të cilët lexuan edhe rezultatet e votimit.
Për fazën e mëtejshme të konkurrimit u kualifikuan Alfred Peza, Enrik Mehmet, Helidon Haliti dhe Laureta Roshi.
Mbledhja e ardhshme e Këshillit Drejtues do të mbahet ditën e nesërme ku pasi të dëgjohen platformat e kandidatëve të kualifikuar për garën më pas do të kryhet votimi i fshehtë për të zgjedhur Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së.
Gara për zgjedhjen e kreut të ri të RTSH-së u hap në 31 maj, dhe afati i lënë për personat që të paraqisnin aplikimet e tyre ishte 10 ditë.