“Ne kemi nevojë për një fillim të ri, për një projekt të ri, që të shkojmë përtej Partisë Socialiste, e cila do të jetë qendra e gravitetit, por jo territori ekskluziv. Ne duhet të bashkojmë jo vetëm anëtarët e simpatizantët, por edhe qytetarët që duan të ecin përpara, pa i parë nga ngjyra”, tha Edi Rama, kryeministër dhe kryetar i PS-së, në 32 vjetorin e themelimit të kësaj partie.
Rama foli për një komunitet të ri politik, për një komunitet që shikon problemet reale të gjithkujt, duke kërkuar nga kryebashkiakët e PS-së që të vendosin një mënyrë të re komunikimi me qytetarët që kanë nevojë të dëgjohen.
Kryeministri tha se duhet ti jepet fund metodave të vjetra ku në pushtet penetrojnë individët me dorën e gjatë.
“Ajo shumicë që kapërceu 60 % në Kamëz, Shkodër apo Tropojë, është në kërkim të diçkaje, është në nevojë të diçkaje. Ata e kërkojnë prej nesh, por mos mendoni se do të presin gjatë, mund ti humbasë durimi në pritje”, tha Rama.
Ai u shpreh se mandate i 14 majit do të përfundojë me dhënien e titujve të pronësisë për tokën, do iu japim çertifikatat e pronësisë atyre fermerëve dhe blegtorëve që punojnë në tokat e tyre. “Sa çertifikata kemi dhënë që kur ka dalë ligji? Me gishtat e dorës. S’mund të jenë shqiptarët të kënaqur me ne, kur deputetëve iu del shpirti nga ankesat që marrin për Hipotekat”, tha Rama.
Sipas tij, shqiptarët s’kanë si të jenë të kënaqur me ne, sepse ata po presin zgjidhje, dhe ne duhet ti japim zgjidhje sa më parë.