Policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj pronarit të hotelit në Himarë që terrorizoi turistet gjermane. Sipas policisë procedimi ka nisur pasi shtetasi N. B., 41 vjeç, ka kryer sjellje me natyrë seksuale ndaj dy shtetaseve të huaja.
Ditën e djeshme turistet denoncuan pronarin duke thënë se rezervuan hotel nëpërmjet platformës ‘Booking’, por kur mbërritën në vendin e caktuar pronari filloi t’i ofendonte dhe t’i ndiqte.
Sipas turisteve, pronarit iu desh t’i pyeste rreth 6 herë për emrin dhe nuk arriti t’u jepte dhomën e rezervuar. Vajzat shprehen se i kërkuan gjithashtu edhe parkimin privat i cili përfshihej në çmim, por pronari thjesht hapi derën dhe i futi në një vend ku nuk kishte asnjë post parkimi të lirë.
Pas kësaj vajzat u kthyen përsëri tek recepsioni dhe i kërkuan të hynin në dhomën e prenotuar, por në këtë moment pronari filloi të bënte veprime të çudtishme dhe histerike. Pas kësaj vajzat duke mos u ndjerë rehat, thanë se do të largoheshin për shkak të atmosferës së krijuar.
Por në këtë moment pronari i hostelit fillon t’i ndjekë vajzat në parkim dhe filloi të godiste makinë me duar e duke sharë turistet gjermane. Në një moment, përveç ofendimeve e sharjeve nga më të ndyrat, pronari i hotelit pyet vajzat nëse donin t’iu tregonte organin e tij gjenital.