Propaganda e Ramës për pagat vetëm shtoi pabarazinë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Propaganda e Ramës për pagat vetëm shtoi pabarazinë –

14:02 | 12/06/2023
në Uncategorized
0

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat, theksoi se Edi Rama ka gënjyer kur premtoi rritjen e rrogave.

Ai shtoi se me këtë vendim rrezikohet thellimi i tejskajshëm i pabarazisë. Ndërkohë ai tha se kryeministri në këto kushte merr 23 herë më shumë se pensionet në qytet.

“Edi Rama në ethet e fushatës zgjedhore, lëshoi premtimin për pagën 900 Euro si dhe miratoi një ligj për rritjen e pagave. Edi Rama pa asnjë analizë të thelluar ekonomike, pa asnjë analizë sociale, pra në mënyrë aventureske, ndërmori një hap që nuk ka asnjë lidhje me një reformë pagash, por vetëm me një manovër elektorale të radhës.

Aq spekulative dhe aq elektorale ishin këto veprime, sa që në mënyrën më skandaloze, kjo rritje pagash nuk ka filluar të aplikohet pasi dhe koeficentët e llogaritjes së tyre ishin të gjithë të gabuar, ashtu siç është pranuar publikisht nga qeveria, ndonëse ligji tashmë është votuar në parlament.

Kjo rritje e pagave që u trumbetua nga mazhoranca për të përmirësuar mirëqenien e administratës publike, rezultoi në thellimin e një pabarazie të tejskajshme.

Në qoftëse paga e Kryeministrit ishte 7 herë më e lartë se paga minimale, me këto ndryshime, ka shkuar 10 herë më e lartë se paga minimale. Në qoftë se paga e Kryeministrit ishte 13 herë më e lartë se pensioni në qytet, sot me këto ndryshime, Kryeministri merr 23 herë më shumë se pensioni mesatar në qytet.

Në qoftë se paga e Kryeministrit ishte 22 herë më e lartë se pensioni mesatar në fshat, sot ajo ka shkuar, 38 herë më e lartë. Në qoftë se paga e Kryeministrit ishte përpara 32 herë më e lartë se ndihma ekonomike mujore për një familje me 4 anëtarë, sot kjo diferencë thuajse është dyfishuar. Votimi në Parlament i ligjit të rritjes së pagave, tregoi se nuk është qëllimi që nga rritja e pagës së administratës të shtohet presioni mbi tregun, as nuk niset nga nevoja për frenim emigracioni. Modeli shqiptar i zhvillimit nuk ka arritur të përcjellë paga të larta në ekonomi. Shqipëria nuk e ka orientuar ekonominë nga tërheqja e investimeve të huaja, por ka mbetur në planin e konkurrimit me krahun e lirë të punës dhe kryesisht bazuar në ndërtim.

Shqipëria është e fundit në rajon për tërheqjen e investimeve të huaja, gjithashtu vendi me të ardhurat më të ulëta në buxhet në raport me PBB-në, nën 30%, ndërsa të tjerët janë mesatarisht 40%. Rritja ekonomike mbetet më e ulët se rritja e planifikuar, borxhi më i lartë publik në rajon, i mbuluar me Eurobonde, dhe me nivelin më të lartë të kontratave PPP.

U premtua rritja ekonomike 4.84% për vitin 2023, por Banka Botërore dhe FMN, parashikojnë se vështirë mund të arrihet në 2.2%.”, tha Meta.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Depresioni dhe ankthi, ja vitamina që i zbut ato –

Depresioni dhe ankthi, ja vitamina që i zbut ato -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Përplasje në mbledhjen e Këshillit Kombëtar/ Dritan Burgia largohet nga salla: Na ndaloni të flasim…

19:22 | 17/12/2025
Këshilli Kombëtar i PD/ Aulon Kalaja kërkon Komision Hetimor për firmat e deputetëve pro Endri Shabanit –

19:16 | 17/12/2025
Mjerim politik, do vazhdoj takimet –

Mjerim politik, do vazhdoj takimet –

19:02 | 17/12/2025
Arma e zjarrit në mes të Sarandës, u gjet nga grupi i fëmijëve të mitur –

18:40 | 17/12/2025
Nuk do e lirojmë sheshin derisa Rama të ikë –

18:32 | 17/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Përplasje në mbledhjen e Këshillit Kombëtar/ Dritan Burgia largohet nga salla: Na ndaloni të flasim…
  • Këshilli Kombëtar i PD/ Aulon Kalaja kërkon Komision Hetimor për firmat e deputetëve pro Endri Shabanit –
  • Mjerim politik, do vazhdoj takimet –
  • Arma e zjarrit në mes të Sarandës, u gjet nga grupi i fëmijëve të mitur –
  • Nuk do e lirojmë sheshin derisa Rama të ikë –
  • “Nuk dua të tërhiqet vëmendja nga skandali i Ballukut”, Salianji sqaron mungesën në Këshillin e PD, Alimehmeti ulet në fund të sallës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Përplasje në mbledhjen e Këshillit Kombëtar/ Dritan Burgia largohet nga salla: Na ndaloni të flasim…
  • Këshilli Kombëtar i PD/ Aulon Kalaja kërkon Komision Hetimor për firmat e deputetëve pro Endri Shabanit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com