Rrëshqitja e një masivi të madh dherash nga mali i fshatit Dushar në Njësinë Administrative Moglicë rrezikon seriozisht urën e rrugës kryesore të këtij fshati, duke bllokuar kështu prej dy ditësh lëvizjen e banorëve.
E gjithë kjo situatë sipas kryetarit të Bashkisë së Maliqit Gezim Topçiu është krijuar nga reshjet e shumta të shiut të ditëve të fundit.
Nga ana e ndërmarrjes së rrugëve rurale prej dy ditësh po punohet për largimin e dherave dhe inerteve, por sasia e madhe e dherave që zbret nga mali e bën tejet të vështirë punën për shpëtimin e kësaj ure që bën të mundur lëvizjen e gati 100 banorëve të fshatit Dushar.