Rama sot është më shumë se Esat Pasha – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama sot është më shumë se Esat Pasha –

15:39 | 11/06/2023
në Uncategorized
0

Nga Ndriçim Kulla

Nëse Esat Pasha do të kishte qenë në vend të Edi Ramës sot ai nuk do të ndalej para asgjëje që i mundësonte të mbante pushtetin dhe të fitonte para për vete dhe për rrethin e njerëzve të tij.

Ashtu si Edi Rama ai do ta kanibisizonte Shqipërinë, do ta bënte korridor të kalimit të heroinës dhe kokainës, por nuk jam i sigurt në se do të kishte arritur të përfshihej kaq fort dhe të bëhej personazh kryesor i dramës shekspiriane McGonigal .

Por, episodi më interesant i ngjashmërisë midis këtyre dy tradhtarëve të kombit do të ishte” Ballkani i Hapur”.

Ashtu si Edi Rama, Esat Pasha do të bënte sot të njëjtat ecejake Tiranë – Beograd , dotë  kishte luftuar me pasion prej antishqiptari po aq sa Edi Rama për këtë kauz tradhtarësh me thikë pas shpine ndaj Kosovës, duke shpërndarë nëpër kancelaritë perëndimore projekt-drafte kulisash p֝ër ndarjen e saj, por ndryshe nga Edi Rama ai do ishte ndoshta më pak demagog se ai, sigurisht, për shkak të mungesës së talentit në këtë drejtim në raport me këtë tjetrin.

Nëse Esat Pasha do të kishte qenë gjallë sot, ai njëlloj si Edi Rama do të tentonte të fshihej pas portretit të Ismail Qemalit. Esat Pasha provoi që ta bënte këtë gjë në vitin 1913.

Sot Edi Rama ka vënë në zyrat e shtetit portretin e Ismail Qemalit për t’u  fshehur pas tij si Esat Pasha njëqind e ca vjet më parë.

Madje Edi Rama e ka rritur mjekrën e thinjur për t’ i ngjarë edhe fizikisht Ismail Qemalit. Ashtu siç do të kishte bërë me siguri edhe Esat Pasha nëse do të kishte jetuar aq sa t’i thinjeshin mjekra dhe mustaqet si Edi Ramës sot.

Por përpjekja për të klonuar Ismail Qemalin në pamje nuk e bën Edi Ramën, Ismail Qemalin e ri të Shqipërisë.

Ismail Qemali nuk dha koncesione sa kohë ishte në pushtet megjithëse pati kërkesa për to. As nuk shiti prona shtetërore të cilat atëherë ishin të paprekura ndryshe nga Edi Rama sot që nuk la metër tokë e copë trualli pa shitur dhe dhënë me konçesion.

Edi Rama është i ngjashëm edhe në një gjë me Esat Pashën. Ky i fundit fajësonte fuqitë e mëdha mike të Shqipërisë për intriga ndaj tij, sa herë e dëbonte populli nga Shqipëria. Edi Rama fajëson zyrtarët e Brukselit dhe madje edhe të Ëashingtonit, Zërin e Amerikës, sa herë që këta kritikojnë qeverisjen shkatërruese të tij.

Esat Pasha e dinte se nuk e donte populli prandaj mblidhte rreth vetes njerëz të hurit dhe të litarit si veten, me të cilët donte që ta bënte zap popullin.

Nëse Esat Pasha do të kishte qenë sot në vend të Edi Ramës, ai me siguri do të kishte mbledhur kriminelë dhe banditë për të mbushur listën e kandidatëve për deputetë dhe kryetarë bashkish,për të blerë dhe falsifikuar zgjedhjet siç bëri Edi Rama me masakër zgjedhore të 14 majit.

Nëse Esat Pasha do të kishte qenë në vend të Edi Ramës sot ai do të kishte shpërndarë leje për ndërtim grataçielash, lagjesh rezidenciale, resortesh turistike në bregdet si dhe koncesione te oligarkët vendas dhe të huaj, te mafiozët, duke marrë prej tyre ryshfetin në përqindje që sa vijnë dhe rriten gjithmonë e më tepër.

Nëse Esat Pasha do të ishte sot kryeministër si Edi Rama ai do të justifikohej për të gjitha këto bëma të tij, ashtu si Edi Rama duke thënë se Shqipëria duhet të zhvillohet, pa u shqetësuar se ky i ashtuquajtur zhvillim do të sillte një xhungël betoni që edhe vetë Haxhi Qamilit po t’ ia lije në dorë të drejtën për të dhënë leje ndërtimi nuk do ta kishte bërë më mishmash. Dhe që ndoshta do ta kishte tronditur edhe vetë Esat Pashën e pangopur.

Eqrem bej Vlora në kujtimet e tij na sjell një skenë me Esat Pashën në Vjenë, që është shumë e ngjashme me sjelljen e Edi Ramës sot me ndërkombëtarët.

Eqrem Vlora na thotë se Esati në kancelarinë e perandorisë austro-hungareze u përpoq të dukej si një gjeneral intelektual, si një lloj eksperti i Ballkanit. Eqrem Vlora na tregon se si ai kur ishte duke bërë përkthyesin e Esatit nuk i përktheu shumë nga budallallëqet që tha ai, dhe shtoi nga vetja gjëra që nuk do ta turpëronin pashain që kishte shkuar atje si përfaqësues i Shqipërisë.

Edi Rama kur thotë marrëzi në bisedat me të huajt, në shumicën e rasteve nuk e ka fatin e mirë që të ketë një përkthyes i cili ia mbulon gafat sepse Rama i thotë ato në anglisht, frëngjisht dhe italisht.

Në fakt ky është zhvillimi i vetëm që është bërë te personazhi i Esat Pashës të ri, në krahasim me Esat Pashën e para njëqind e ca vjetëve. Esat Pasha i ri flet gjuhë të huaja.

Esati i vërtetë fliste vetëm turqishten si gjuhë të huaj. Por njohja e gjuhëve të huaja vetëm sa e zbulon më tepër mendësinë prej Esat Pashe të Edi Ramës.

Kur Edi Rama kërkon të hiqet si intelektual, ai bëhet qesharak si Esat Pasha në kryeqytetet e Europës.

Nëse Esat Pasha do të kishte qenë në vend të Edi Ramës sot ai nuk do ta merrte pushtetin me armë siç bënte në kohën e tij, por do të vidhte zgjedhjet me njëmijë mënyra. Duke bërë premtime të gënjeshtërta, duke vënë militantët partiakë në administratë dhe duke iu kërkuar të sjellin vota për partinë, duke blerë vota, duke nxjerrë kriminelët në terren për të siguruar vota .

“Megjithëse Edi Rama mban në zyrë portretin e Ismail Qemalit dhe e imiton atë edhe në pamje, Edi Rama në fakt adhuron Esat Pashën si personazh historik por nuk e thotë dot këtë gjë hapur.”

Arroganca e Edi Ramës është e ngjashme me atë të Esat Pashës, jo me komunikimin etik prej diplomati të stërvitur të Ismail Qemalit.

Fan Noli na thotë se Faik Konica u pendua që e kishte mbështetur Esat Pashën në 1913, kur ky i fundit iku nga Vlora në Durrës.

Vetë Faiku na thotë se Esati i dërgoi xhandarët për ta dëbuar nga Durrësi pak kohë pasi Faiku kishte arritur atje. Kuptohet që Faiku, megjithëse kishte kritika për qeverinë e Vlorës nuk ishte dakord me shpalljen e principatës së Shqipërisë së Mesme nga Esati prandaj u armiqësua shpejt me të. Veçanërisht intelektualët e sotëm shqiptarë që deri tani kanë mbështetur Ramën duhet të mësojnë nga ky precedent historik dhe të kenë kurajën e Faikut për të pranuar gabimin, për të mirën e vendit.

Kuptohet nëse nuk kanë interesa të tjera të pjesës në “tepsinë” e qeverisjes. Faik Konica me ndarjen e tij me Esatin dhe demaskimin që i bëri atij tregoi se nuk ishte shitur te ai. Një shembull i etikës intelektuale në politikë që është për t’ u ndjekur sot.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Plazhi i Orikumit i betonizuar, banorët të shqetësuar: Nuk kemi as energji

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Do të të kujtoj me respekt dhe mall –

Do të të kujtoj me respekt dhe mall –

12:22 | 21/12/2025
Itali, 20-vjeçari shqiptar plagoset me armë nga karabinieria italiane, tentoi të arratisej –

12:10 | 21/12/2025
Pas hetimit të SPAK për tenderët e AKSHI-it, kushëriri i Ergys Agasit hoqi verën miliona euro nga kantina –

12:00 | 21/12/2025
Martesat për dokumente janë krim federal –

11:28 | 21/12/2025
Vrasja e 20-vjeçarit Pavlin Preka, arrestohen dy autorët nga policia e Shkodrës –

10:26 | 21/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Do të të kujtoj me respekt dhe mall –
  • Itali, 20-vjeçari shqiptar plagoset me armë nga karabinieria italiane, tentoi të arratisej –
  • Pas hetimit të SPAK për tenderët e AKSHI-it, kushëriri i Ergys Agasit hoqi verën miliona euro nga kantina –
  • Martesat për dokumente janë krim federal –
  • Vrasja e 20-vjeçarit Pavlin Preka, arrestohen dy autorët nga policia e Shkodrës –
  • Do më pyesin pse nuk e futa qysh në fillim? –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Do të të kujtoj me respekt dhe mall –
  • Itali, 20-vjeçari shqiptar plagoset me armë nga karabinieria italiane, tentoi të arratisej –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com