Presidenti, Bujar Nishani gjatë takimit me aktivistë të shoqërisë civile dhe ekspert ligjorë dhe mjedisor, tha se duhet të vazhdojnë këmbëngulja për çështjen e mbetjeve.
Nishani shtoi se këtë temë po e trajton me seriozitet ligjor, institucional dhe personal, jo vetëm në cilësinë e Kreut të Shtetit, por edhe si një qytetar shqiptar dhe si prind.
Gjithashtu Presidenti i Republikës tha se përsa kohë do të jetë në atë Zyrë, nuk do ta zhgënjej asnjëherë interesin publik të qytetarëve.
Aktivistët renditën argumentet e tyre të shumta që nisin nga ato mjedisorë, ligjorë, të shkeljes së të drejtave të njeriut, të së drejtës për informim, e deri te ruajtja e shpresës dhe sigurimin e një jete sa më të mirë për fëmijët dhe brezat e ardhshëm.