Policia e Gjirokastrës ka arrestuar ditën e sotme 30-vjeçarin Florid Gërxholli, pasi u kap duke shitur në rrugët e Gjirokastrës lëndë narkotike kokainë. Gërxhollit iu sekuestruan një sasi kokaine e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje, rreth 45 mijë lekë të rinj të përfituar nga shitja e tyre, një automjet dhe 2 celularë.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Tuneli”, për goditjen e një rasti të shitjes në doza, të drogave të forta.
Shiste në doza, lëndë narkotike kokainë, kapet në flagrancë dhe arrestohet 30-vjeçari.
Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje, rreth 45 000 lekë të rinj të përfituar nga shitja e tyre, një automjet dhe 2 celularë.
Në vijim të operacioneve me fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të kësaj drejtorie, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të shitjes në doza, të drogave të forta, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tuneli”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi F. G., 30 vjeç, banues në Gjirokastër.
Gjatë kontrollit fizik të kryer ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë të ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje.
Sasia e lëndës e dyshuar narkotike kokainë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 35 000 lekë të rinj dhe 80 euro, të dyshuar të përfituar nga shitja e dozave të kokainës, një automjet dhe 2 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.