Një tender me vlerë 1 mln euro për dezinsektimin e mushkonjave po hetohet nga Prokuroria Speciale. Tenderi është zhvilluar në 2019 dhe ai përfshinte zonat bregdetare të vendit.
Pak ditë më parë hetuesit e SPAK morën në pyetje shefen e Departamentit të Epidemiologjise në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino.
Por krahas kësaj të fundit, Euronews Albania, mëson se SPAK ka marrë në pyetje edhe 4 zyrtarë e ish-zyrtarë te tjerë të ISHP, mes tyre shefen sektorit te dezinfektimeve.
Hetimi për këtë tender ka nisur pas kallëzimit të një prej kompanive ofertuese të asaj kohe e skualifikuar nga gara.
Sipas burimeve dyshimet janë se anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave për këtë proçedurë prokurimi kanë favorizuar kompaninë fituese duke e kualifikuar pa plotësuar kriteret e vendosura.
Zbatimi i kësaj kontrate 2 vjeçare ka përfunduar dhe tashmë nuk është lidhur asnjë kontratë e re për dezinsektimin e mushkojave prej vitit 2021, pasi ISHP ka kërkuar që tenderin ta zhvillojë agjencia e blerjeve të përqëndruara pranë Ministrisë së Brendshme, e cila nga ana saj ka kërkuar të rishikohen specifikimet teknike.