Deputeti demokrat Tomor Alizoti në studion e News24 deklaroi se ky regjim nuk mund të rrëzohet me zgjedhje.
Alizoti tha se nëse më parë kryhej manipulimi zgjedhor duke vjedhur një kuti aty dhe një tjetër atje, sot kemi një sistem të tërë, një mekanizëm, që kryen manipulim masiv.
“Sot në funksion të zgjedhjeve përfshihet e gjithë administrate, hyn pa asnjë limit përdorimi i parasë së pisët, ndaj dhe sot kemi këtë nivel në tregun e këmbimit valuator. Si mundet që një parti të pretendojë të mbrojë votën, kur ka kundër të gjithë strukturën shtetërore, çdo pjesëtar të administratës, që vihet në shërbim të partisë-shtet”, tha Alizoti.
Ai tha se administrate i përket të gjithë qytetarëve, por këtu vihet në shërbim të një partie. “Kemi një sistem të kriminalizuar që garantohet duke mbajtur pushtetin, ndaj dhe sot kemi fenomenin e injektimit të parave të pista. Ndërhyrjen në zgjedhje e kanë kthyer në industri”, tha Alizoti.
Sipas tij, sot aplikohen metoda profesionale për manipulimin e zgjedhjeve, duke e bërë të pamundur që qytetarët të shprehin lirshëm me votë qëndrimin e tyre.