Mjekësia ligjore ende vijon të ekzaminojë kafkën që u gjet në varrezat e Beratit, ndërsa ngjarja vijon të mbetet mister.
Nga raportimet mësohet se asnjë prej varreve në varrezat e Beratit nuk ka qenë i dëmtuar, çka duket se mjekësisë ligjore i duhet të identifikojë fillimisht se kujt i përket dhe më pas të hetohet mbi rrethanat e ngjarjes.
Ndërkohë sipas raportimeve në qesen ku u gjet kafka, e cila dyshohet të jetë djegur fillimisht, kishte edhe eshtra.
Fillimisht u raportua se kafka e gjetur në një qese të lidhur i përkiste një gruaje, dhe dyshimet e para kishin të bënin me dëmtimin e ndonjë varri, që mund të kishte sjellë nxjerrjen në sipërfaqe të qeses së zezë ku ndodheshin kafka dhe eshtrat.
Por duket se kjo pistë është rrëzuar pas kqyrjes së varreve, të cilat kanë rezultuar të padëmtuar.
Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin, ndërkohë që zona nuk mbulohet nga kamera sigurie.