Ka rezultuar dramatike finalja që vendosi titullin kampion në edicionin e të rinjve në Itali. Lecce U-19 ku aktivizohen futbollistët shqiptarë, Medon Berisha dhe Dario Daka, arritën të mposhtnin në duelin vendimtar të sezonit Fiorentinën e Toçit, duke u kurorëzuar kështu si kampionë të Primaverës.
Goli i realizuar nga Hasic në minutën 120+2, i dhuroi këtë triumf dramatik skuadrës së trajneri Copiteli. Ndërkohë lot trishtim në krahun tjetër për djemtë e Aqulianit.
Për sa i përket futbollistëve shqiptarë të aktivizuar në këtë finale, Berisha, i cili ishte dhe lideri i Lecces, u aktivizua titullar, ndërkohë që Daka dhe Toçi i Fiorentinës u hodhën nga stoli.
???’?????? ???????‼️??
Il Lecce vince la finale Scudetto del Campionato Primavera e chiude il cerchio di una stagione dominata in lungo e in largo. Riviviamo le emozioni della sfida e del gol decisivo di Hasic.#sportitalia #lecce #fiorentina #primavera pic.twitter.com/M7bOwOXsr6
— Sportitalia (@tvdellosport) June 10, 2023